Është spekuluar shumë sa i përket ngjarjeve që rrodhën pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.
Madje është thënë se fytyra dhe trupi i tij është dëmtuar në forma të ndryshme edhe pas vrasjes.
Por këto pretendime janë hedhur poshtë që në ditën e parë kur në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka nisur t’i bëhet autopsia e 39 vjeçarit.
Që në fillim është konstatuar se nuk ka dëmtim të trupit të Hajrizit përjashto dëmtimin që vjen natyrshëm 3 jave pas vdekjes.
Mediat kosovare duke ju referuar burimeve të afërta për procesin e autopsisë, bëjnë me dije se Fatoni është qëlluar nga largësia në kokë, këmbë dhe trup.
Në këtë rast është hedhur poshtë edhe ideja që i ndjeri ka bërë vetëvrasje.
Burimet kanë treguar se tepër emocionues ka qenë momenti kur nëna është afruar të trupi i Fatonit.
“E puthi në ballë, bisedoi me të, por nuk derdhi asnjë pikë loti. Ne të tjerët që ishim aty nuk u përmbajtëm”, tregoi ky burim.
Rezultatet e autopsisë pritet të dalin pas një kohe, ndërkohë Faton Hajrizi do të varroset të dielën në Klinë të ultë të Skenderajt në orën 14:00.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.1%
-
Keq
40.5%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 2243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Banorët e rajonit të pasur me litium të Serbisë, zotohen të bllokojnë gërmimet e mbështetura nga BE-ja
10 Gusht, 10:37
-
Serbia kushtëzoi hapjen e Urës së Ibrit me zgjerim të territorit të Mitrovicës së Veriut
10 Gusht, 09:26
-
Arrestohen katër të dyshuar për planifikim të sulmit ndaj policisë dhe të trazirave në protestën në Beograd
10 Gusht, 08:25
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Autoritetet serbe presion shqiptarëve para protestës në Bujanovc, Shaip Kamberi: Përpjekje për të heshtur zërin tonë
9 Gusht, 19:25
-
Franca i bën thirrje Kosovës të mos bëjë ndonjë 'veprim tjetër të njëanshëm' në veri
9 Gusht, 16:24
-
Conference League/ Ballkani ‘bie’ 0-1 në ndeshjen e parë, u luajt në ‘Fadil Vokrri’
9 Gusht, 12:20
-
U vra pas përplasjes me policinë serbe, Beogradi jep leje për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit
8 Gusht, 20:46
-
Pengoi punëtorët që po lyenin Urën e Ibrit, policia arreston politikanin serb
8 Gusht, 18:32
-
Kosovë/ Shtyhet afati për patentat serbe
8 Gusht, 16:27
-
12 vjeçari në Kosovë gjen kuletën me 2500 €, ia kthen policisë
7 Gusht, 22:42
-
SHBA, Qeverisë së Kosovës: Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë mundësitë që e ndihmuam t’i krijojë
7 Gusht, 22:31