Nënë e 2 fëmijëve, 32-vjeçarja nga Lazarati kampione e bodybuilding: Asnjë mbështetje veç familjes

Oriela Trako, sportin e bodybuilding e nisi rastësisht, por tani ka arritur në majë. Ajo u shpall kampione absolute në disiplinën ‘natyral’ në kampionatin kombëtar të 7 majit. 32-vjeçarja nga fshati Lazarat i Gjirokastrës është paragjykuar shumë në hapat e parë, por orët e shumta të punës dhe rezultatet e arritura e kanë lënë pas këtë moment. Për t’ia dalë një ndihmë e madhe ka qenë edhe trajneri Nikollaq Muço, gjithashtu një ish-kampion i bodybuilding.

“Nisi si diçka e zakonshme për të frekunetuar palestrën në mënyrë të zakonshme. Jo në mënyrë të rregullt. Pasi pashë që kisha ndryshime jo vetëm në fizik, por edhe në anën time psikologjike vendosa ta shpeshtoj frekuentimin e palestrës,”-u shpreh Oriela Trako, sportiste e bodybilding.

“E pashë që kishte një vullnet të jashtëzakonshëm dhe mundësinë që të bëhej kampione. Ia shpreha këtë dëshirë dhe më tha se po mund ta bëjmë. Është një nder edhe për Gjirokastrën,”-tha Nikollaq Muço, trajner bodybuilding.

Oriela është nënë e dy fëmijëve dhe për shumë të tjera kjo do të ishte një pengesë e pakapërcyeshme por jo për të.

“Unë kam një mbështetje shumë të madhe nga familja, të nxitur ata edhe nga dëshira ime për t’ia arritur këtij objektivi,”-u shpreh Oriela Trako, sportiste e bodybilding.

Rezultatet mbreslënëse të Orielës kanë ardhur edhe në aktivitete ndërkombëtare, pasi në nëntor të vitit të kaluar mori vendin e tretë në Botërorin e zhvilluar në SHBA. Për të ardhur keq është fakti se në Las Vegas ajo udhëtoi me shpenzimet personale, pas asnjë ndihmë nga institucionet.

“Vërtet që kemi vështirësi ekonomike, sepse është një sport i shtrenjtë, por edhe vështirësi për kushtet ku edhe stërvitemi. Kemi vështirësi sepse një performancë e mirë nuk kërkon thjeshtë fizikun tim,”-deklaroi Oriela Trako, sportiste e bodybilding.

“Kishim një pesimizëm sepse ndihma në qytet dhe nga shteti qe shumë e vakët. Them shumë e vakët sepse as falenderime nuk morëm,”-tha Nikollaq Muço, trajner bodybuilding.

Pavarësisht mbështetjes së munguar Oriela thotë se do vijojë ta përfaqësojë Shqipërinë në garat ndërkombëtare me çdo kusht.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë