Ndjej detyrim qytetar, moral dhe patriotik të shkruaj përmes shtypit këtë APEL politikës për problemin e pazgjidhur të pronës. Me dëshirën e mirë për të ndihmuar vendosjen e demokracisë në Shqipëri, kam bindjen se futjen e Shqipërisë në Europë e don Europa, e do populli shqiptar, por politika e pengon. Pas vitit 1946 populli shqiptar vuajti prej reformës agrare të komanduar nga Beogradi, efektet e të cilën vazhdojnë edhe sot 21 vjet pas shpalljes së demokracisë.
Unë jam shqiptar, kam lindur në Shqipëri, por kam emigruar prej 23 vjet në Austri dhe jam shtetas austriak. Ndjek me vemendje nëpërmjet gazetave shqetësimet që po kalon populli në Shqipëri. U gëzova për liberalizimin e vizave, pasi me këtë vendim u mbyll një burim përfitimi të paligjshëm për personelin e pandershëm të ambasadave. Edhe pse populli udhëton pa viza dhe me kushtetutë diktatura është përmbysur, por ajo vetëm është maskuar. Në praktikë të drejtat themelore të njeriut shkelen dhe demokraci nuk ka. Kjo për faktin e pakundërshtushëm se kanë kaluar 21 vjet dhe Shteti nuk po ja kthen me ligj pronën të zotit që i është grabitur nga diktatura e Enver Hoxhës.
Shembujt janë të shumtë. P.sh. familja ime është persekutuar në kohën e diktaturës vetëm për faktin se kishte pasuri dhe se fëmijët i kishte të shkolluar në perëndim. Pas vendosjes së sistemit komunist të gjitha pasuritë si shtëpi, bahçet dhe të gjitha ullinjtë na u shtetëzuan. Shteti duke shkelur çdo parim moral dhe parim të jurispriudencës akoma nuk ka bërë kthim fizik dhe nuk na ka dhënë as edhe një dokument zyrtar që të njohi pronën që na ka grabitur diktatura. Korrupsioni buron nga shteti që shkel Kushtetutën. Neni 181 i Kushtetutës kërkon që : 1.” Kuvendi brenda dy deri tre vjeteve nga hyrja ne fuqi e Kushtetutës nxjerr ligje per rregullimin e drejte te çeshtjeve te ndryshme qe lidhen me shpronesimet dhe konfiskimet e kryera para miratimit të kësaj Kushtetute, duke u udhehequr nga kriteret e nenit 41”. Pika tjetër kërkon që :” Ligjet dhe aktet e tjera normative te miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute dhe që kanë të bëjnë me shpronesimet dhe konfiskimet, do të zbatohen kur nuk vijne në kundërshtim me të”. Ndërsa Neni 41 përcakton qartë se Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil” Pika 3 përcakton se: “ Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë”. Këto detyrime të qarta kushtetuese vazhdojnë të shkelen. Kjo situatë është turp për politikanët dhe drejtuesit e shtetit , që miratojnë ligje që fusin konfliktin dhe vrasjet brenda popullit, kultivojnë korrupsionin, pengojnë demokracinë, pengojnë stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik, dhe për shkak të përfitimeve personale mbështesin veprimet e politikanëve të komanduar, që dikur e kanë gëlltitur “lugën e çorbës”, Në Europë dhe veçanërisht në Austri shkelja e të drejtës për të gëzuar pronën e trashëguar është e pa konceptushme. Futja e Shqipërisë në Europë nuk mund të bëhet pa kthimin e pronës tek i zoti.
Imagjinoj se Ambasadorit të BE, Ambasadotit të Austrisë në Tiranë dhe europarlamentarëve fillon ti dhembi koka kur diskutohet problemi i shkeljes se të drejtës së pronës nga vetë shteti, por ata nuk kanë kuptuar se lufta për pushtet në Tiranë zhvillohet aq e ashpër , pasi pushtetarët në Shqipëri, kuptohet pjesa e tyre e korruptuar, janë pasuruar shumë herë më shpejt se në çdo vend tjetër të korruptuar të botës.
Prandaj përmes shtypit të lirë i drejtohem publikisht z. Berisha dhe z. Rama, dy politikanëve kryesorë me këtë Apel publik
Nëse shpirtërisht ju dhe deputetët e të dy krahëve që përfaqësoni ndjeheni efektivisht shqiptarë dhe morali juaj qytetar dhe familjar, (i djathtë dhe demokrat apo i majtë dhe socialist) nuk përputhet me vjedhjen por shkon me të drejtën morale dhe juridike se prona e grabitur i kthehet të zotit d.m.th. duhet të zgjidhet në përputhje me nenin 41 dhe me nenin 181 të Kushtetutës, që ka karaktar prapaveprues dhe e kthen pronën tek i zoti duke rregulluar kështu njëpjesë të mirë të gabimeve tuaja të derisotme .
Nëse mendoni që prona duhet të jetë e blerë e dhuruar të trashëguar, ju lutem ta tregoni këtë me përgjigjet tuaja në gazetë për këto pesë pyetje dhe pastaj me qëndrimin tuaj në Kuvend
1. A jeni dakort se problemi i pronës është problem me rëndësi kombëtare dhe problemi më i rëndësishëm se gjithë problemet e tjera që ka shoqëria shqiptare, përjashto gjëndjet e jashtëzakonshme.
2. A jeni dakort se mos respektimi i titujve të pronësisë, për shkak të ligjeve të pas vitit 1991 që nuk e kthejnë pronën tek i zoti, është shkaku i korrupsionit të pushtetarëve dhe administratës shtetërore i korupsionit në gjykata, i konflikteve dhe kriminalitetit të ritur .
3. A jeni dakort me mendimin se demokracia shqiptare është e bukur vetëm në kushtetutë dhe në deklaratat e politikanëve por në praktikë shteti vazhdon të shkeli brutalisht të drejtat e qytetarëve për të gëzuar pronën e tyre të trashëguar.
4. Nëse në programin e Partisë Demokratike dhe atë të Partisë Socialiste pretendohet zgjidhja përfundimtare e problemit të pronaveni respektimin e të drejtës së pronës sipas nenit 181 të Kushtetutës. Në konceptin e PD ose PS, a përputhen kompensimet dhe legalizimet e tanishme me nenit 181 të kushtetutës
5. A jeni dakort me mendimin se Shteti ashtu siç i mori pronat në vitin 1945 duhet dhe ti kthejë pronat tek i zoti, sepse pas vitit 1991 ligjërisht ato nuk janë më prona të shtetit dhe kompensim duhet bërë vetëm për pronat që janë tjetërsuar për nevoja publike. Po ashtu dhënia në përdorim i pronave në persona të tretë, teknikisht dhe juridikisht nuk e ka kaluar titullin e pronësisë tek personi i tretë
Në pritje të përgjigjes tuaj publike ju shpreh respekt dhe ju uroj sukses në vendosjen e demokracisë në Shqipëri
*I shpronësuar nga diktatura
Robert Veveçka Wien - Austri
/Shqiptarja.com