Nënkryetari i LDK-së për Report Tv: Kurti kokëfortë, të rregullojmë marrëdhëniet me SHBA e BE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri komentoi në Report Tv situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku palët ende nuk kanë rënë dakord për të zbatuar disa pika të dhëna nga BE për shtensionim. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Haziri thotë se Kurti me politikën e tij ka tentuar që të testojë durimin ndërkombëtarëve, por nga ana tjetër Serbia rezistoi deri në bojkot të zgjedhjeve e protestat.

Ai thekson se LDK ka dalë me një iniciativë ‘Rruga e tretë’ përmes së cilës synojnë që të rregullojnë raportet me ndërkombëtarët.

“Situata është çdo ditë me kriza lokale, politike të befasishme për fakton ndërkombëtare, por në Kosovë po bëhet e lodhshme. Kurti besoi se po teston durimin ndërkombëtar dhe në anën tjetër serbët përmes bojkotit tashmë ka mbërritur në një pikë kritike. Këshilli i Europës diskuton sot çështjen e Kosovës. Iniciativa e Ramës për konferencë urgjente, Abdixhiku ka dalë menjë propozim ‘rruga  e tretë’ dhe po angazhohemi që si LDK të drejtojmë një front politik të përbashkuar për të evituar dëmet, një rrugë të tretë që siguron që të mos vazhdojë ky raport i Kosovës me BE, NATO, SHBA”, tha ai.

Haziri thotë se Kurti po tregohet kokëfortë dhe nuk po bën asgjë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Sa i takon propozimit të Ramës për mbajtjen e një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, ai thotë se e vlerëson rolin e Ramës që nuk ka qëndruar pasiv.

“BE ka humb kreativen për të shtyrë para procesin e negocimit, u shty një axhendë për një marrëveshje të përkohshme në Ohër, tregon që ose mungon një angazhim, një mobilizim, një objektiv i qartë për ta përfunduar, ose zhvillimet rajonalë kanë krijuar impakt. Serbia vazhdon me burimin e destabilizimit, refuzimin e çdo iniciative. Kurti me politikën e tij të kokëfortësisë po vazhdon që t’i mbajë raportet të tensionuara. Iniciativa e Ramës vjen pas disa iniciativa të reja. Një konferencë e mobilizuar ndër për ti dhënë fund këtij procesi do jetë e vështirë me qenë e suksesshme, ka shumë arsye. Ne  e vlerësojmë vullnetin e mirë dhe iniciativën e ramës që s’ka qenë lider që ka qëndruar pasiv”, tha Haziri.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 30/06/2023 20:21

    Ring ju i ke ty o tradhtar o Hahn je miliarder si krystar kommunen pë 20 vite më radhë o kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve