Nënkryetarja e Bashkisë i përgjigjet Blushit: Rindërtimi në Kombinat s'ka përfunduar se ju bllokuat punimet

Nënkryetarja e Bashkisë i përgjigjet Blushit: Rindërtimi në Kombinat s'ka përfunduar  se ju bllokuat punimet

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti ka reaguar pas denoncimit të sekretarit të Përgjithshëm të Lirisë, Tedi Blushi për rindërtimin në zonën e Kombinatit pasi ende nuk janë shpërndarë të gjitha banesat. Ruseti shkruan se ka qenë Ilir Meta ai që bashkë me pjesëtarët e tij kanë bllokuar kantierin e rindërtimit në Kombinat pasi hapën 22 padi në gjykatë, të cilat më pas i humbën.

Nënkryetarja Ruseti siguron se familjet që aktualisht e marrin bonusin e qirasë dhe jetojnë në banesa më të sigurta, do t’i marrin shtëpitë e tyre në pallatet e reja.

“Sikur të mos mjaftonte bllokimi që kukullat e Ilir Metës i bënë kantierit të rindërtimit në Kombinat, duke hapur 22 padi, e duke i humbur të gjitha, tani kanë kurajo të kërkojnë llogari pse nuk u hap kantieri!? Fiks si Zhvejku kur thoshte: “Ç'më duhet mua çfarë them unë”! Familjet që aktualisht e marrin bonusin e qirasë dhe jetojnë në banesa më të sigurta, do t’i marrin shtëpitë që ua bllokoi LSI-ja. Kurse LSI-PL do të mbetet në koshin e historisë”, shkruan ajo.


Lajmi kryesor:

Partia e Lirisë: Veliaj nuk mbajti premtimin për banorët e Kombinatit të prekur nga tërmeti i 2019-ës! Nënkryetarja e Bashkisë: Ju bllokuat punimet


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë