Projektbuxheti i vitit 2023 për arsimin, Xhixho: Më i ulëti në rajon, paratë e qeverisë Rama shkojnë për pagesat e PPP-ve

Projektbuxheti i vitit 2023 për arsimin, Xhixho: Më i ulëti në rajon, paratë e qeverisë Rama shkojnë për pagesat e PPP-ve

Erisa Xhixho

Nënkryetarja e partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me projektbuxhetin e vitit 2023, të cilin e ka konsideruar si më të ulëtin në rajon sa i takon arsimit.

Xhixho tha se buxheti i vitit 2023 për arsimin në Shqipëri, ishte shumë larg mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa shtoi se nuk përbusheshin nevojat për infrastrukturën e duhur në shkolla dhe as për kërkesat e pedagogëve. Sipas saj paratë të cilat duhet të alokoheshin për arsimin, shkonin për pagesat e koncesioneve të PPP-ve. 

Më tej, nënkryetarja e LSI-së, tha se qeveria nuk kishte planifikuar asnjë mbështetje për studentët të cvilët kërkojnë pagesë mujore prej 100 eurosh ashtu si studentët në Kosovë.

Deklarata e Plotë e Erisa Xhixhos:

Projekt buxheti i vitit 2023 që ka filluar diskutimet në Parlament  fatkeqësisht nuk u jep asnjë përgjigje shqetësimeve reale me të cilat përballet arsimi sot.

Buxheti për arsimin do të vazhdojë të jetë më i ulti në rajon me 2,2% e PPB për 2023, por më e rënda është se pritet të ulet 2% e PPB ne 2025 duke qenë shumë larg mesatares së BE dhe premtimit 5% e PPB që do të realizonte Rilindja.

Për laboratore, fusha sporti, infrastrukturë, ngrohje, etj., ky buxhet për investimet e brendshme parashikon rritje vetëm 3 milionë lek ose 0,07% krahasuar me vitin 2022.

Shifër kjo që në fakt i jep përgjigjen edhe atij djalit në Kolonjë, i cili pak ditë më parë i çmontoi në mënyrë ekselente investimet fasadë në fushën e arsimit.

Ky buxhet nuk përmbush kërkesat e pedagogëve që kanë javë që protestojnë për një arsim cilësor dhe trajtim dinjitoz finaciar.

Kërkimi shkencor do vazhdojë të jetë 0,04-0,05 %PPB, çka tregon edhe një herë se rritja cilesore e universiteteve tona nuk është aspak me rëndësi për Qeverinë e Inceneratorëve.

Ndërkohë që edhe progres raporti i fundit i BE e shpreh qartë jo vetëm buxhetin e ulët për arsimin, por dhe standardin që duhet të arrijmë për kërkimin shkencor që është 1% PPB.

Gjithashtu, kërkesa e drejtë e pedagogëve që pagat e tyre të shkojnë të paktën sa kolegët e tyre në Kosovë nuk parashikohet aspak në këtë buxhet.

Asnjë zë në këtë buxhet për Kampusin e Universitetit të Tiranës si një premtim i kësaj qeverie me projekte që bëhen e modifikohen çdo vit apo për Kampusin e Universitetit të Durrësit, që nuk ka asnjë godinë për akomodimin e studentëve, edhe pse është një nga më të rëndësishmit në vend.

Pagat e mësuesve sipas projekt buxhetit do të rriten me 6% në korrik 2023, jo vetëm një rritje qesharake dhe e pamjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve, karburantin, koston e jetesës dhe inflacionin e pritshëm, por dhe e vonuar sepse bëhet kur vitit i kanë mbetur vetëm 5 muaj.

Ndaj mësuesit duhet ta kenë te qartë që propaganda e qeverisë për rritjen e pagës së tyre është thjesht një hi syve dhe tallje për mundin e sakrificat e një jete. E per shkak se jane te keqpaguar shume prej tyre detyrohen të punojnë gjatë verës në punë sezonale, në vend që të rrisin kapacitetin e tyre.

Kjo qeveri vazhdon me proagandën e librave falas, që në fakt të gjithë prindërit, por jo vetëm, të gjithë shqiptarët e dinë që ato janë të përdorura dhe jashtë funksonit për fëmijët nga klasa 1 deri në klasë të 9.

Kjo qeveri ka parashikuar 0 mbështetje për studentët, të cilët kanë muaj që kërkojnë të mbështeten financiarisht për të përballuar qeratë që kanë shkuar 300-400 euro, çmimet, veshjet, transportin etj.

Ajo çfarë kërkojnë është vetëm 100 euro në muaj, sa bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

Po ku do te shkojnë paratë pyesin shqiptarët sot?

Paratë e qeverisë Rama shkojnë për pagesat e PPP në shumën 950 milionë euro.

Shkojnë për inceneratorin e Tiranës, 11 milionë euro, i cili as nuk egziston dhe nuk jep asnjë shërbim për qytetarët e Tiranës.

Vetëm pagesat e interesave dhe shërbimit të borxhit arrijnë shifrën 141 miliardë lek për vitin 2023, kjo e barabartë me buxhetin e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe bujqësisë OSE sa fondi i pensioneve.

Ky nuk është buxheti për njerëzit, ky është buxheti për klientët e qeverisë.

Ky nuk është buxheti që do ndihmojë njerëzit të përballojnë krizën e çmimeve, por buxheti i pagesave të PPP dhe inceneratorit të Tiranës.

Ky nuk është buxhet për t’i dhënë shpresë rinisë, intelektualëve të qëndrojnë në vend, por i lë sërish vetëm dhe me sytë nga emigracioni.

Ndaj thirrja ime sot është që kjo qeveri të reflektojë sa më parë.

Ne do të propozojmë amendamente konkrete për ta kthyer këtë buxhet nga buxheti i klientëve, në buxhet të qytetarëve shqiptarë.

Duke i dhënë shansin kësaj maxhorance të vërë interesin e qytetarëve dhe mbi te gjitha të rinisë, përpara interesave të saj klienteliste.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juri: 04/11/2022 13:52

    Keto jane te cuditshme si kane syte ne ball te shohin se sa ka ndryshuar Shqiperia

    Përgjigju
  • deni: 04/11/2022 12:52

    Ik e bej naj parade mode moj zonje e nderuar

    Përgjigju
  • rejnord: 04/11/2022 12:46

    un do thoja me i larti se ne kohen tate o xhixha nuk kishte fare investim

    Përgjigju
  • Edi: 04/11/2022 12:43

    Me mir te jet i ulet sesa si ne kohen e saliut qe nuk kishte fare

    Përgjigju
  • Vini: 04/11/2022 12:40

    Po ato shkollat qe Jan ndertuar apo nuk quhen Po ti nuk do ca flet o njeri

    Përgjigju
  • Armand: 04/11/2022 12:32

    Po mi rrush madje madje propozoj qe te hapim prap universitete si kristali qe ti marim diplomat kot se ca na duhet me shku ne shkoll….. a budall o bir se ku i bjejn kto tyryfycka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump