SHKODER- Një muaj pas përmbytjeve familjet e prekura në zonën e Nënshkodrës marrin ndihmat e para. 2600 pako ushqimore janë shpërndarë në komunën e Anës së Malit. Ndihmat ushqimore janë shpërndarë nga rezervat e shtetit në fshatrat e Obotit, Muriqanit dhe Goricës.
Sipas shefit të emergjencave civile pranë prefekturës së Shkodrës, Pëllumb Dani përvec ndarjes së ndihmave ushqimore në fund të kësaj jave do të nisë edhe shpërndarja e ushqimit për blegtorinë, pasi banorëve të zonave të përmbytura u kanë mbaruar rezervat ushqimore për blegtorinë.
E ndërkohë situata më e vështirë vazhdon të jetë në komunën Ana e Malit në fshatrat e Obotit dhe Goricës, në komunën e Dajcit të Bregut të Bunës në fshatrat e Shirqit dhe Darragjatit dhe ne zona të tjera pranë lumit Buna, ku me gjithë rënien e nivelit të ujit ende 300 banesa janë të izoluara nga uji ndërsa mbi 5000 ha tokë bujqësore ndodhet nën ujë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com