Nënshkrimi i marrëveshjes për projektin e portit të Durrësit, Rithemelimi: Nuk e njohim! Është firmosur nga një kryeministër në ikje

Nënshkrimi i marrëveshjes për projektin e portit të Durrësit, Rithemelimi: Nuk e njohim! Është firmosur nga një kryeministër në ikje

Zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo

Rithemelimi ka deklaruar se nuk do të njohë marrëveshjen e nënshkruar sot mes Ramës dhe investitorit Muhammed El Alabbar për zhvillimin e projektit të portit të ri turistik të Durrësit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së së Berishës, Floriana Garo tha se marrëveshja e nënshkruar nuk do të njihet, duke shtuar se sipas saj Rama është një kryeministër në ikje. 

“Pas pesë ditëve në arrati, Edi Rama u shfaq për të mbuluar një aferë korruptive me një tjetër. Për të mbuluar me heshtje McGonigalin, ai sot nënshkroi marrëveshje me Alabarin për Durrës Yacht Marina, një tjetër rast tipik i abuzimit, mostransparencës dhe përdorimit të pronës publike në forma private dhe korruptive. 

Partia Demokratike e konsideron zëvendësimin e portit kryesor të vendit me një kënd lojrash të oligarkëve dhe shërbëtorëve të tyre, si një aferë korruptive e cila mund të nënshkruhet, por nuk do të njihet asnjëherë.  Partia Demokratike, as e njeh dhe as do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar sot mes një kryeminisri në ikje dhe një përfituesi si Alabari, apo çdokujt tjetër, nga cilado kombësi apo me çfarëdolloj pasaporte e pasurie”- u shpreh zëdhënesja e Rithemelimit. 

Sipas Rithemelimit, nënshkrimi i marrëveshjes bëhet me qëllim që kryeministri Edi Rama të mbulojë hetimin e FBI-së. Mes të tjerash thuhet se Rama nuk ka mbështetje nga Bashkimi Europian sa i takon projektit të portit dhe amnistisë fiskale. 

“Dalja sot e Ramës për të inauguruar, në këtë ditë të zezë të tij punët e zeza në shpinë të Durrësit dhe Shqipërisë, Marinën e Yahteve të oligarkëve dhe sejmenëve të tyre, është përpjekja e radhës për të mbuluar hetimin e FBI, ku ai është subjekt i cili djeg ata që janë përfshirë në të dhe i lë pa gjumë.  Partia Demokratike dhe opozita e kanë denoncuar këta vjedhje të hapur, duke dërguar ndër të tjera edhe një kërkesë për hetim në Komisionin Europian sa i takon përputhjes së kësaj marrëveshjeje me MSA dhe standardet e BE.

Përgjigja e Komisionerit Varlehy ndaj kërkesës së 21 deputetëve ka qenë e qartë: anulim i grantit të BE dedikuat Portit të Durrësit.  Ky është konteksti i izolimit në të cilin Edi Rama i kryn veprimet e tij. Ai nuk ka mbështetje as për portin, as për amnistinë fiskale, as për pasaportat e arta”-shtoi Garo. 

Ditën e sotme, kryeministri, Edi Rama dhe investitori Muhammed El Alabbar kanë nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e projektit të portit të ri turistik të Durrësit. Kryeministri u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës duke theksuar se shteti zotëron 33% të aksioneve në këtë projekt me vlerë 2 miliardë euro.

Çfarë parashikon projekti?
Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 30/01/2023 20:22

    Po dergojuni nje leter qe kemi krijuar shtet,sjemi me neper shpella.

    Përgjigju
  • Sigi: 30/01/2023 19:17

    Ku te iki Rama? Ai ka akoma dhe 10 vite per te qeverisur se shqiptaret me te mire se ai deri tani nuk ka megjithe gabimet e bera

    Përgjigju
  • Edi: 30/01/2023 16:06

    Nuk do njohe surrati juaj,e kujt I rr..et?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen