Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Turqinë dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për përpekjet dhe rolin e luajtur në marrëveshjen e nënshkruar sot në Stamboll për zhbllokimin e eksportit të grurit nga portet e Ukrainës.
Me një postim në "Twitter", Rama shprehet se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje tregon se dialogu dhe diplomacia janë mjetet e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur problemet midis shteteve.
"Unë përgëzoj Turqinë dhe @RTErdogan për rolin kritik të luajtur dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të arritur "Iniciativën e Detit të Zi" për eksportin e drithit nga #Ukraina. Kjo tregon edhe një herë se dialogu dhe diplomacia janë mjetet e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur problemet midis shteteve. Chapeau!", shkruan Rama.
Ditën e sotme në Stamboll, në Pallatin "Dolmabahçe", Ukraina dhe Rusia nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për eksportin e drithit dhe produkteve bujqësore përmes Detit të Zi. Presidenti turk Rexhep Tajp Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres morën pjesë në Ceremoninë e Nënshkrimit të Dokumentit të Iniciativës për Transportin e Sigurt të Drithërave dhe Produkteve Ushqimore nga Portet e Ukrainës së bashku me përfaqësuesit nga Rusia dhe Ukraina.
Lajmi kryesor:
Nënshkruhet në Stamboll marrëveshja për zhbllokimin e eksporteve të grurit ukrainas! Rama: Përgëzoj Erdogan për rolin kritik dhe përpjekjet e vazhdueshme
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
16%
-
Jo
78.5%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 16:24
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 07:56
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Lufta/ Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 07:59
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë
24 Nëntor, 15:22
-
Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin
24 Nëntor, 12:38
-
'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë
24 Nëntor, 08:37