Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Rektor i Universitetit dhe Adja Angjeli, zv. Drejtore e Divizionit të Zhvillimit të Biznesit

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij Universiteti për të promovuar tek të rinjtë “Paketën e Rinisë” lançuar nga Credins Bank.

Marrëveshja ka në fokus informimin, edukimin, sensibilizimin dhe promovimin e “Paketës së Rinisë” tek studentët duke shfrytëzuar kanalet direkte të komunikimit që ata preferojnë me objektiv për t’i bërë udhëheqës të shërbimeve bankare në kanalet digjitale. Marrëveshja u firmos nga Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Rektor i Universitetit dhe znj. Adja Angjeli, zv. Drejtore e Divizionit të Zhvillimit të Biznesit pranë bankës Credins, të cilët theksuan rëndësinë që ka partneriteti i të rinjve me bankën që në hapat e parë të karrierës së tyre akademike.Z. Gjuraj u angazhua se në bashkëpunim dhe me stafin akademik do të nxisin studentët e Universitetit për të marrë “Paketën e Rinisë”, e cila ofrohet pa komision, pasi besojnë se çdo i ri, si përdorues i teknologjisë, duhet të jetë përdorues aktiv i kartave dhe kanaleve digjitale të pagesave duke ecur gjithashtu në linjë dhe me standardet evropiane.

Znj. Angjeli theksoi që çdo i ri i cili do bëhet për herë të parë klient i bankës Credins, do të ndihet shumë mirë nga ky partneritet, pasi jo vetëm do t’i ofrohet një shërbim komod, i shpejtë dhe i aksesueshëm 24/7 nga çdo vend e në çdo kohë, por dhe do të përfitojë dhe zbritje nga pagesat me karta në shumë partnerë të bankës Credins.  

Edukimi financiar i brezit të ri është një nga prioritetet e bankës Credins ku në partneritet me botën akademike dhe aktorë të tjerë, do të jetë në fokus duke ndërmarrë nisma të vazhdueshme.

Partneriteti i bankës dhe prezenca e stafit të Credins në universitete specifike është një mënyre ideale për çdo të ri që të informohet më shumë rreth produkteve bankare të cilat do t’i ofrojnë përfitime e do t’i bëjnë të mundur të lidhin marrëdhënie me bankën, një proces i rëndësishëm për të ardhmen e tyre.

Informimi i të rinjve që në bankat e shkollës lidhur me produktet bankare që ju nevojiten, është nisja e një rrugëtimi shumë të rëndësishëm për të pasur bankën partnere ndër vite.

Duke marrë “Paketën e Rinisë”, çdo i ri do të përfitojë PA komision shërbimet: llogari bankare, kartën e parapaguar Mastercard dhe aplikacionin Credins Online. Me “Paketën e Rinisë” të rinjtë menaxhojnë me mirë financat e tyre duke qenë se fondet i kanë në llogari dhe mund t’i shohin tek aplikacioni Credins

Online i cili është i aksesueshëm 24/7 për të kryer pagesa faturash, transferta, kontroll balance, rimbushje telefoni apo karte si dhe aplikim për shumë produkte bankare.

Përveç llogarisë dhe aplikacionit, nëpërmjet paketës çdo i ri do të përfitojë dhe një kartë të parapaguar me të cilën mund të paguajë në shumë restorante, dyqane, librari, kinema madje edhe duke përfituar ulje të shumta tek partnerët e Credins, sigurisht duke mundësuar pagesat për blerje të ndryshme dhe online.

Është mirë kur ke institucione si Credins bank që ju gjenden pranë të rinjve për t’i mbështetur, informuar dhe edukuar rreth mundësive që ato kanë për të ardhmen e tyre. Credins bank, tashmë prej 20 vitesh në tregun bankar shqiptar dhe një nga 3 bankat kryesore në treg, do të vazhdojë rrugëtimin dhe partneritetin dhe me universitete të tjera në Tiranë dhe nëpër rrethe duke qenë pranë të rinjve dhe duke i mundësuar informacion, bashkëpunim dhe mbështetje të rinjve për çfarë ata kanë nevojë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë