Qyteti i Durrësit dhe zonat përreth do të ketë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në saj të ndërtimit dhe vënies në funksion të rrjetit të ri të ujësjellësit të ndërtuar në zonën e Fushë-Kuqes. Ky lajm i mirë vjen pasi ditën e sotme u nënshkrua marrëveshja e Shqipërisë me Francën.

Franca dha sot një hua prej 60 mln euro për ujësjellësin e Durrësit, një premtim ky që u bë në periudhën gjatë tërmetit të vitit 2019 nga Presidenti francez, Macron theksoi kryeministri Rama.

“Dua të shpreh kënaqësinë për këtë marrëveshje të rëndësishme e paraprirë qysh në krye të herës por e realizuar tani.  Për të ndërhyrë me një investim masiv në Durrës që mundëson një transformim të ujësjellësit të Durrësit. Kujtojmë se kur tragjedia e 26 nëntorit ndodhi, Presidenti i Macron ishte i pari që u interesua, ishte nga ata kolegë evropianë në ato ditë të vështira pyeste për ecurinë e kërkim shpëtimeve. Angazhoi një trup e cila erdhi në Shqipëri. Dhe më pas, presidenti u angazhua personalisht duke përfshirë Francën në grupin e vendeve që premtuan mbështetje financiare. Dhe ja ku jemi sot, ku rrëzojmë një proces të gjatë dhe domethënës. Janë fonde që një pjesë e tyre janë futur në procesin e zbatimit me programin e BE për shkolla çerdhe etj.”- tha Rama.

Marrveshja me Francën konsiston dhe me  1 mln euro grat për asistencë.

Ministrja e Shtetit për Çështjet Europiane, Laurence Bonne tha se ky është një tregues i miqësisë mes 2 vendeve.

“Gjithçka që bëjmë bashkë krijon lidhje besimi. Kjo është një ilustrim i miqësisë së Francës për Shqipërinë dhe që u shpreh pas tërmetit të rënë në 2019. E gëzuar për këtë marrëdhënie që kemi”, tha Bonne.

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se kjo të të ndihmojë që qarku i Durrësit, të ketë 24 orë ujë.

“Do kontribuojë në synimin për ujë 24 orë dhe do ndihmojë në zonën e Fushë Kuqes dhe Fushë Krujës”, tha Ibrahimaj.