Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan

/ATSH/-U nënshkrua sot, Memorandiumi i Mirëkuptimit midis Universitetit të Tiranës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim .
Në aktivitetin e organizuar në sallën e senatit akademik të UT-së, marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua nga Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe dy bashkëdrejtoret e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata.
Në fjalën e tij, Rektori Dhori Kule u shpreh se "sot do të firmosim një memorandium bashkëpunimi që lidhet me interesa reciproke të dy institucioneveve tona, në fushën e angazhimit të stafit tonë, por dhe fusha të tjera që në të ardhmen do të konkretizohen".
Nga ana e tij Alekandër Sarapuli shtoi se "bashkëpunimi ynë do të jetë edhe në një projekt të rëndësishëm siç është Lead Albania. Një nga shtyllat e Fondacionit është sektori i edukimit. Ne jemi të pranishëm në sistemin parashkollor, 9-vjeçar e shkolla të mesme dhe duam që të bëhemi pjesë edhe arsimit të lartë. Ky është një nga hapat e para të bashkëpunimit tonë, që u krijon mundësi talenteve të marrin trajnimin e praktikë në nivelet më të larta të qeverisjes". Ndërkohë Drejtorja e Komunikimit të UT-së Bruna Niçka tha për ATSH-në se "marrëveshja është më e përgjithshme sesa një projekt si i lidershipit. Është një trajnimi dhe praktike ku personat do të jenë të angazhuar në kabinete qeveritare, ku do të mund të prekin nga afër qeverisjen dhe vendimmarrjen".
Programi "LEAD Albania" , pjesë e këtij bashkëpunimi , mbulon shpenzimet për pagat për secilin pjesëmarrës sipas strukturës së pagave në institucionin pritës.
Qëllimi i Programit "Lead Albania"në Shqipëri është që t'u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë.
Sakaq, individët e përzgjedhur punësohen për një vit si këshilltarë ose ndihmës të zyrtarëve të lartë të Kryeministrisë, të Ministrive të ndryshme, Institucionit të Presidentit, Bankës së Shqipërisë dhe Bashkisë Tiranë. Për këtë vit fitues të këtij program ishin  dy  pedagogë të Universitetit të Tiranës.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin