
Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes që do të lejojë kalimin e 35 milionë tonë grurë ukrainas përmes Detit të Zi është planifikuar për në orën 16:30 ditën e nesërme në Stamboll.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbërriti në Stamboll së bashku me një delegacion.
"U arrit një marrëveshje për kushtet e përgjithshme për një plan për të lejuar largimin nga portet ukrainase të drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore. Delegacionet do të takohen sërish javën e ardhshme për nënshkrime", është shprehur ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.
Palët ranë dakord me propozimin për krijimin e një qendre koordinimi në Stamboll, e cila, me pjesëmarrjen e delegatëve nga Rusia, Ukraina, Turqia dhe Kombet e Bashkuara, monitoron dhe gjurmon rrugën e anijeve në dalje. Përcaktuese për marrëveshjen përfundimtare ishte dukshëm marrëveshja dypalëshe mes presidentëve të Turqisë dhe Rusisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin, e cila u zhvillua dy ditë më parë në Teheran.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Kievi pretendon se Moska do të ruajë 'arsenalin' e vet në centralin bërthamor! Ish-presidenti rus: Ukraina ‘mund të zhduket nga harta’










