Nensi Dojaka, një shqiptare për herë të parë që nominohet për çmimin e Louis Vuitton

Nensi Dojaka, një shqiptare për herë të parë që nominohet për çmimin e Louis Vuitton

Nensi Dojaka është shqiptarja që për herë  të parë i bashkohet shtëpisë prestigjoze të modës Louis Vuitton. Të jesh pjesë e 20 stilistëve më të mirë në mbarë botën dhe sidomos në këtë markë botërore është padyshim një mundësi e rrallë.

27 vjeçarja, Nensi Dojaka jeton në Londër dhe me koleksionin e saj të modës ka arritur të shkojë në gjysmë finalen e ‘LVMH Prize’. Koleksioni do të vlerësohet nga ekspertëve më të famshëm të modës dhe për herë të parë do të përfshihen edhe votat nga publiku, pasi sfilada do të mbhet online për shkak të rregullave anti-COVID.

Çmimi i LVMH për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota. Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA. Për herë të parë në këtë edicion është përzgjedhur një stilist nga Kolumbia dhe një vajzë nga Shqipëria.

Nga data 6 deri më 11 Prill 2021 për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ky edicion do të mbahet online në faqen e dedikuar lvmhprize.com, ku janë publikuar edhe koleksionet e reja.

Koleksioni i shqiptares së talentuar, Nensi Dojaka renditet i 12-ti , ku ju mund të jepni edhe votën tuaj për të mbështetur stilisten shqiptare. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë