Nensi Dojaka fiton çmimin më prestigjioz "Louis Vuitton" të industrisë së modës për stilistët e rinj
Stilistja shqiptare Nensi Dojaka
Nensi Dojaka, një stiliste 28-vjeçare shqiptare, e njohur për veshjet e saj të veçanta, ka fituar çmimin prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj, që është çmimi më prestigjioz i industrisë së modës.
Ceremonia u zhvillua në Paris, ndërsa Dojaka, e cila triumfoi mes 9 finalistëve, do të marrë 300 mijë euro. 28-vjeçarja e diplomuar në Central Saint Martins, punon në Londër, ndërsa 'kliente' të rregullta të saj janë edhe modele të famshme si Bella Hadid, Emily Ratajkowsi dhe Kaia Greber.
Në fillim të këtij viti, një model i saj, një fustan i zi i shkurtër, u rendit mes produkteve më të shitur të 2021, sëbashku me modele nga marka të njohura si Prada dhe Hermes. Ajo do të shfaqë koleksionin e saj të katërt në pasarelë në Javën e Modës në Londër këtë muaj.
Juria që e përzgjodhën atë s fituese të çmimit prestigjioz, u impresionuan nga cilësia e lartë e punës dhe këndvështrimi i 28-vjeçares. Për këtë triumf të të resë shqiptare ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në Facebook: "Nensi Dojaka fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj! Çfarë talenti! Çfarë krenarie".



/a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet Kurti të largojë kryetarët shqiptarë nga zyrat në veri të Kosovës?
-
Po
35.8%
-
Jo
55.9%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 757
Lajme të tjera
-
6 aksesorët që do të kompletojnë veshjet pranverore
17 Prill, 21:36
-
Punonjësit e hekurudhave pushtojnë qendrën e Louis Vuitton, francezët vijojnë protestat kundër vendimit për rritjen e moshës së pensionit
13 Prill, 16:11
-
Tendenca e sezonit pranverë-verë 2023, lulet në versionin 3D
4 Shkurt, 17:49
-
Kostumografja Anila Zajmi Katanolli, artistja klasike dhe ekstravagante: Babai, frymëzim imi
17 Janar, 20:05
-
Pasarelat kanë 'folur'! Këto janë tendencat që do të dominojnë në 2023
4 Janar, 08:31
-
Pronari francez i veshjeve luksoze lë pas Elon Musk, zë vendin e parë si personi më i pasur në botë
3 Janar, 14:12
-
'Fenomeni Versace' në Maqedoninë e Veriut, shqiptari i fiksuar pas markës së njohur! Nga pllakat e tualetit deri te enët e kuzhinës mbajnë logon e firmës
11 Nëntor 2022, 18:30
-
VIDEOLAJM/ Si u krijua fustani me spërkatje të Bella Hadid, spektakli në mes të pasarelës
2 Tetor 2022, 09:07
-
Pas Luis Vuitton, shqiptarja Nensi Dojaka shpallet stilistja e vitit në Britaninë e Madhe
30 Nëntor 2021, 14:33
-
REP-POP/ Pantallona lëkurë dhe pallto camel, çfarë ju duhet patjetër këtë dimër në gardërobë
14 Nëntor 2021, 08:47
-
Ekstravagancë dhe stil, ja si disa prej personazheve tanë të preferuar i kombinojnë të dyja
13 Nëntor 2021, 21:59
-
Elegancë, thjeshtësi dhe revolucion! Coco Chanel, emri që ndryshoi modën përgjithmonë
6 Nëntor 2021, 14:59