Nëntë të vdekur dhe 150 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Nëntë të vdekur dhe 150 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar për 9 persona të vdekur dhe 150 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit shifra që e rrisin totalin e viktimave në 227 

Sipas njoftimit të Ministrisë, 6 viktima janë nga Tetova dhe 3 nga Shkupi. Të vdekurit kishin edhe probleme tjera shëndetesore.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh apo 93 raste janë nga Shkupi, që mbetet edhe qyteti me numrin më të madh të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut.

Të dhënat i referohen testimit të 1,086 monstrave në qytete të ndryshme të këtij vendi.

Nga 57,895 testime të kryera, 5.906 kanë rezultuar me koronavirusin e ri, prej tyre 3,393 ende janë aktivë ndërsa 2,236 janë shëruar ndërsa 277 kanë ndërruar jetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës