Nën-togeri u mbyt teksa po pushonte me familjen në Tale, Peleshi: Lajm i hidhur, pësoi arrest kardiak! Ngushëllime familjes

Nën-togeri u mbyt teksa po pushonte me familjen në Tale, Peleshi: Lajm i hidhur, pësoi arrest kardiak! Ngushëllime familjes

Niko Peleshi

Pushimet në Tale të Lezhës kanë rezultuar fatale për nën-togerin, 27-vjeçar, Pavlin Rrasa i cili u mbyt ditën e djeshme në det.

Për lajmin e hidhur ka reaguar ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili shprehet i hidhëruar për ndarjen e tij nga jeta. Peleshi shkruan se ai ndërroi jetë pasi pësoi një arrest kardiak ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të tij në raparin Ushtarak 1010.

“I hidhëruar nga lajmi për largimin nga jeta e N/Toger Pavlin Rrasa. Pavlini 27 vjeçar pësoi një arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së N/Togerit dhe kolegëve të tij të Repartit Ushtarak 1010”, shkruan Peleshi.

Viktima Pavlin Rasa 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PATRIOTI: 31/07/2021 09:18

    Zoi u dhashte kivet familjarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë