LEZHË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Tales në Lezhë ku një i ri është mbytur. Policia njofton se është mbytur Paulin Rrasa, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë.
'Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim se një 27-vjeçar është mbytur, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.