Nëntori, muaji diabetit/ Mjekja për Report Tv: Këshillat si të parandalohet sëmundja (VIDEO)

Muaji nëntor i është kushtuar diabetit. Tema kryesore e përzgjedhur për këtë vit është Diabeti dhe Familja.  Kjo pasi familja luan një rol kryesor jo vetëm në parandalimin e diabetiti por dhe në mbështetjen e personave që janë diagnostikuar me diabet

Mjekja Marjeta Kerma u shpreh për Report Tv se familja është suporti kryesor pasi diabeti ka një kosto sociale, ekonomike dhe shëndetësore.

“Familja është suporti i parë që i krijohet personit me diabet, qoftë në menaxhimin e mirë të diabetit në suportin psikologjik, qoftë në ndihmën konkrete kur ai ka nevojë në situata emergjente por edhe ekonomikisht. Pra diabeti është një sëmundje që ka një kosto sociale, ekonomike, shëndetësore.  Sipas të dhënave thuhet që rritet gati në 25% kostoja jetësore për një familje që ka një person me diabet. Familja në sajë të ushqimit të shëndetshëm që duhet të bëjë, jetës së shëndetshme duke përshirë një jetë me aktivitet fizik, do të parandalonte obezitetin dhe do të parandalonte  në mënyrë indirekte edhe diabetin”-tha Marjeta Kerma

Risku për tu diagnostikuar me diabet gjatë shtatzanisë është më i lartë, ndaj dhe kujdesi duhet  të jetë më i shtuar pasi femijët që lindin nga një nënë me diabet që i është shfaqur gjatë shtatzanisë janë dy herë më të rrezikuar për të zhvilluar diabet gjatë jetës së tyre.

“Gruaja duhet të dijë se si të ushqehet, duhet të jetë aktive me qëllim që ta parandalojë diabetin e shtatzanisë dhe është parë nga  një studim që kam lexuar kohët e fundit që është bërë në Kanada, që fëmijët që lindin nga një grua që diagnostikohet me diabet gjatë shtatzanisë janë dy herë më tepër të rrezikuar se sa fëmijët që lindin nga një nënë që nuk ka diabet gjatë shtatzanisë, për të zhvilluar diabet deri në moshën 22 vjecare”-u shpreh mjekja Kerma

Edhe në Shqipëri shifrat e diabetit janë rritur, ku janë rreth 80 mijë diabetikë të diagnostikuar. 14 nëntori është dita botërore e diabetit ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për ndergjegjësimin e qytetarëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas