Zyrtarët në Nepal thonë se së paku 29 persona kanë vdekur nga stuhitë dhe orteqet e borës.Ekipet e emergjencës kanë thënë se shumica e të vrarëve janë shtetas të huaj që kanë qenë duke ngjitur malin e Himalajeve.
Mësohet se së paku 70 njerëz vazhdojnë ende të jenë të zhdukur, ndërsa dhjetëra të tjerë janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës.
Operacioni i kërkimeve është duke vazhduar ende.
Stuhitë e papritshme kanë ardhur si pasojë e tajfunit që ka goditur Indinë disa ditë më herët.
Tetori në Nepal është kulmi i sezonit të ecjes në male./REL/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO