TIRANE- Neopotizëm në kryesinë e Partisë Demokratike dega Durrës. Në zgjedhjet për kryesinë e kësaj partie në Durrës janë zhvilluar bie në sy se tri çifte bashkëshortore janë pjesë e saj. Pavarësisht se rezultatet nuk kanë dalë ende zyrtarisht, burime nga selia blu konfirmojë për gazetën “Shqiptarja.com” se tri çifte bashkëshortore janë bërë pjesë e kryesisë së PD-së duke ngjallur shumë debat brenda strukturave të partisë. Ajo që bie më shumë në sy është fakti se një nga çiftet është ish-kandidati për kryetar dege, Dritan Burgija së bashku me bashkëshorten e saj, Dajana Burgija.