Neptun Kosova mbështet ekspozitën 'Reporting House' në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë

Neptun Kosova mbështet ekspozitën 'Reporting House' në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë

Njëzet e pësë vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, çelet ekspozita REPORTING HOUSE në Prishtinë, e cila i ofron publikut vendor dhe vizitorëve të huaj një pasqyrim të hollësishëm të luftës evropiane që përmbylli shekullin e 20-të.

Neptun Kosova mbështeti me shumë kënaqësi këtë ekspozitë realizuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, të cilët prezantojnë punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefaktet e kohës, të shoqëruara me vepra të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës.

Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës ishin të pranishëm Presidejtja e Kosovës Vjosa Osmani, përfaqësues diplomatikë, personalitetete të medias, politikës, artit dhe kulturës.

Drejtuesja e projektit, gazetarja Jeta Xharra shprehu mirënjohjen për kompaninë Neptun dhe Grupin BALFIN si një ndër mbeshtetesit kryesorë për realizimin e ekspozitës. Gjatë bisedave në vizitën e ekspozitës, u vlerësua roli esencial i sektorit privat  në mbështetjen e ngjarjeve të tilla, të cilin presidentja Osmani e cilësoi si motor levizës në realizimin e projekteve të tilla të rëndësishme.

Ekspozita e REPORTING HOUSE realizuar nga Jeta Xharra dhe kuruar nga Gazmend Ejupi, u mundëson vizitorëve të udhëtojnë në konfliktin që po vlonte gjatë viteve 1990, nga i cili lindi lëvizja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më vonë shpërtheu në luftë në vitet 1998-1999 dhe kulmoi me 11 javë të sulmeve ajrore të NATO-s. Kjo çoi deri në çlirimin e Kosovës dhe në pavarësinë e saj në vitin 2008.

Ekspozita shpalos draftin e parë të kësaj historie të shkruar nga gazetarët dhe demonstron rolin qendror që e ka luajtur media krahas interpretimeve artistike të mëvonshme të kësaj historie. Publiku ftohet që ta kuptojë më tej historinë e jashtëzakonshme të Kosovës dhe Neptun Kosova ka nderin të jëtë pjesë e realizimit të kesaj ekspozite.

Nga tri lokacione, Shtëpia e Mallrave të Prishtinës “Gërmia”, Hamami i Prishtinës dhe Paper Gallery, REPORTING HOUSE prezantohn rreth 150 storje televizive të rrjeteve televizive botërore që janë transmetuar me xhirime për Kosovën ndërmjet viteve 1992 dhe 1999 Këto reportazhe promovojnë punën e gazetarëve, fotografëve, operatorëve të kamerave dhe përkthyesve e producentëve lokalë që punuan në to. 

Ky bashkëpunim vjen në vijim të shumë projekteve sociale të mbështetura nga Neptun Kosova përmes Fondacionin Mane në fushën e edukimit dhe mirëqenies së komuniteteve ku Grupi BALFIN është prezent.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Fullkrug nderon 'Panzerat' në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria

Euro 2024/ Fullkrug nderon 'Panzerat' në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria