"Nëpunësi", Basha: Meta, reago!
Rama na sheh si banana-kuvend
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se konsesusi ndërpartiak i ligjit "Për nëpunësin civil" u qëllua për vdekje nga Rama.
Rama na sheh si banana-kuvend">
TIRANË – Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ka kërkuar sot Kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës, të reagojë ndaj shtyrjes së ligjit "Për nëpunësin civil" nga mazhoranca, pasi ai ligj u miratua me konsensus dhe njëherësh, të ndalë "peshkimin" e mandateve të opozitës me mjete korruptive.
Në një konferencë për shtyp, Basha deklaroi sot firmosja e aktit normativ nga Rama ishte një atentat, nëpërmjet tij konsensusi u qëllua për vdekje dhe Kryeministri Rama e trajtoi Kuvendin e Shqipërisë si "banana-kuvend" dhe partnerët e huaj, si manekinë.
"Kryetari i Kuvendit të bëjë detyrën e tij, për të provuar se Parlamenti nuk është banana-Kuvend dhe të shmangë çdo tundim të mazhorancës, për të peshkuar mandate të opozitës me mjete dhe mënyra korruptive. Mazhoranca duhet ta kuptojë se konsensusi nuk është çështje numrash, por vlerash,"- tha Basha.
"Mbrëmë, me një akt të njëanshëm anti-kushtetues dhe në mungesë totale transparence," - theksoi ai, - "Edi Rama shpalli shfuqizimin gjashtë mujor të ligjit “Për nëpunësin civil”, ligj i miratuar me konsensus dhe unanimitet në Kuvendin e Shqipërisë, në maj të këtij viti. Ky është një nga tre ligjet, mosmiratimi i të cilëve solli mosmarrjen e statusit të vendit kandidat.
Mbrëmë, ky konsensus u qëllua për vdekje me koburen arbitrare dhe anti-kushtetuese të aktit normativ. Duke vënë mbi interesat madhore të vendit, interesa egoiste dhe meskine, Rama shpërfilli paralajmërimet e opozitës dhe hodhi poshtë me një firmë të vetme, konsensusin unanim të mbarë Kuvendit, 4 orë para se të hynte në fuqi."
Sipas tij, "kjo nuk ndodhur e nuk mund të ndodhë në vendet që mbështeten në parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë. Kjo ndodh vetëm në "banana-republikat" që mbështeten në ligjin e xhunglës.
Duke zhbërë me një firmë të vetme një ligj konsensual, Rama e ka trajtuar Kuvendin e Shqipërisë si banana-Kuvend dhe partnerët tanë që aq shumë këmbëngulën në vlerat e konsensusit, si manekinë të denjë vetëm për poza fotografike."
Në përfundim, kryetari i PD-së kërkoi edhe vëmendjen e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës, për këto zhvillime.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 617
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese
28 Nëntor, 14:38
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor, 14:37
-
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
28 Nëntor, 14:20
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20