TIRANE-  Akti normativ i qeverisë lidhur me statusin e nëpunësit civil, kalon në Komisionin e Ligjeve. Opozita nuk ishte e pranishme në seancë.

Akti do të hidhet për miratim seancën plenare të ditës së enjte, i cili do të kërkojë 84 vota për tu miratuar, vota që mazhoranca i ka.

“Ligji duhej të shtyhej. Nuk mund të zbatohet pa aktet nënligjore. Ligji krijon pasojat financiare të paparashikuara më parë. “- tha deputeti i PS-së Ilirjan Celibashi.

“Kërkuam që aktet te hyne ne fuqi pas 6 muajsh. Ka edhe 30 akte të tjera nënligjore që duhet te miratohen. Detyra e kuvendit eshte te rregulloje këto akte”- tha deputetja e PS-së Vasilika Hysi.

“Që nga 30 maji deri në 15 shtator që kemi hyrë në zyra nuk është shkruar asnjë akt nënligjor. Ne jemi informuar nga drejtoresha e DAP e vendosur nga qeveria e mëparshme që nga muaji gusht asnjë akt nuk është gati”-tha Milena Harito, ministre e Teknologjisë dhe Informacionit.

Kryetari i komisionit kritikoi mos praninë e opozitës.
“Shpresoja dhe besoja që opozita do të  ishte e pranishme. Është një çështje në gjykimin e saj. Gjithsesi unë e konsideroj një lloj reflektimi të  përgjegjësisë që mazhoranca e djeshme ka pasur lidhur me bërjen faktike të mos veprimit dhe mos zbatimit të këtij ligji.”- tha Fatmir Xhafaj.

DJE MUNGOI OPOZITA NE KOMISIONE
Ndërkohë që mungesa e opozitës në komisionet parlamentare të ditës së djeshme, u ngrit si shqetësim nga ana e krerëve të komisioneve, të cilët bënë apel për bashkëpunim mes palëve për shyqrtimin dhe miratimin e nismave ligjor që janë në Kuvend.

“Do të ishte pozitive të ishin këtu edhe kolegët tanë të opozitës, sepse janë iniciatorët e këtij projekti. Jam i keqardhur që ata sot mungojnë në mbledhjen e këtij komisioni, por le të shpresojmë që në ditët në vijim do të jenë më pranë”, tha dje kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë që burime pranë së djathtës deklarojnë se ende nuk është marrë një vendim lidhur me bojkotin e deputetëve të partive në opozitës se sa mund të zgjasë bojkoti parlamentar, por të paktën deri ditën e enjte pritet që nismat ligjore që janë në Kuvend, do të shqyrtohen dhe miratohen vetëm nga deputetët e mazhorancës. Të enjten Partia Demokratike ankimoi vendimin qeverisë e për të vonuar zbatimin e ligjit, në Gjykatën Kushtetuese. Në kushtet e mungesës së deputeteve të opozitës, maxhoranca pritet të miratojë e vetme, aktin normative më të kundërshtuar deri më tani të qeverisë Rama.

KALON PR/LIGJI PER MASAT KUNDER TERRORIZMIT
Komisioni i Ligjeve kaloi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për "Masat Kundër Financimit të Terrorizmit", nisëm kjo që i jep kompetenca Ministrisë së Jashtme që të vërë e para në lëvizje Këshillin e Ministrave porsa i takon vendimit për të përfshirë në listën e personave terroristë.

Sipas relatores, Ermonela Felaj ky projektligj sjell një sërë ndryshimesh në krahasim me nismën që ka qenë propozuar nga e djathta. “Ndryshimi i parë që sjell ky projekt është dhënia rol e ministrit të Punëve të Jashtme ku do të jetë institucioni që do të vërë i pari në lëvizje Këshillin e Ministrave porsa i takon vendimit për të përfshirë në listën e personave terroristë. Në të njëjtën kohë ai do të verë në dijeni organe të tjera ligjzbatuese, duke filluar që nga prokurori i Përgjithshëm, ministri i Financave, Shërbimi Informativ etj.

Ajo çfarë ndryshon nga ligji i vjetër është që më parë ka qenë Drejtoria e Pastrimit të Parave që nëpërmjet një personi të saj shqyrtonte portalin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përsa i takon listës së personave të shpallur terroristë. Në momentin kur ky portal së bashku me të dhënat bëhet zyrtar, me projektligjin e ri futet në lojë ministri i Jashtëm për arsyes se në Këshillin e Sigurmit, Ministria e Jashtme ka një zyrë përfaqësimi pranë OKB-së, e cila ka mundësi ta marri listën e personave terroristë dhe për ata që nxirren jashtë liste në momentin më të parë”, u shpreh deputetja e PS në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve.

Redaksia Online
(ah/sg/shqiptarja.com)