TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar para fillimit të seancës parlamentare. Në fjalën e tij para deputetëve të PD-së Basha akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të shtyjë ligjin për Nëpunësin Civil. “Mesazhi i Ramës është se ligji jam unë"- tha Basha para deputetëve të grupit PD.
“E ftoj Edi Ramën që të largohet nga ky atentat ndaj shtetit ligjor. PD dhe opozita janë të vendosura të mbrojnë me çdo çmim vlerat e krijuara gjatë këtyre viteve në administratën publike”, tha Basha gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes në grupin parlamentar, ka akuzuar qeverinë e re, se është duke bërë një mori aktesh antikushtetuese. “Qytetarët dhe shteti ligjor janë duke përballur me një mori aktesh antikushtetuese dhe antiligjore të kreut të ri të qeverisë”, tha Basha. “Viti zero po shkel shtetin ligjor, korpusin e ligjeve të miratuara, rregullat e normat e Kuvendit. Rama po kërkon tu diktojë shqiptarëve një mesaazh: Ligji jam unë”, deklaroi kreu i PD-së, para deputetëve.
Në qendër të fjalës së kreu të demokratëve, ishte ligji i nënpunësit civil. Basha tha se, nëse tentohet shtyrja e hyrjes në fuqi të këtij ligji, atëhëre pasoja do të ishin të mëdha, pasi dëmtohet konsesusi i partive politike.
“Po bëhen tentativa për shtyrjen e hyrjes së ligjit të ri të nënpunësit civil, nga data 1 tetor siç është rënë dakord me konsensus, në një afat tjetër, të paqartë. Nëse do të bëhej ky akt do të dëmtonte konsesusin partiak. Ligji për nënpunësit civilë ishte një ndër 3 ligjet që bllokoi PS-ja kur ishte në opozitë, me qëllim mos hapjen e negociatave me BE”, tha Basha.
Gjatë fjalës së tij, Basha nuk la pa përmendur edhe rolin e Ilir Metës në negociatat për miratimin me konsensus të tre ligjeve. “Pas negociatave LSI dhe PS i’u rikthye ligjit tonë me kushtin e vetëm që ligji të hynte në 1 shtator. PD e pranoj propozimin dhe kryeministri Berisha në bazë të të drejtave që i jep Kushtetuta, thirri një seancë e jashtëzakonshme në 30 maj.
Para seancës PS kërkoi që ligji të hynte në 1 tetor gjë që u miratua nga PD. Pas votimit me konsensus, ligji u miratua me konsensus nga të gjtihë deputetët. Pjesë e këtij konsensusi bashkëpromotor i tij, ishte kryetari aktual i Kuvendit, Ilir Meta. Kjo është një histori konsensusi që ne e dhamë kur u kërkua, por Rama tani në pushtet do ta hedhë në herë”, theksoi kreu i PD-së, gjatë fjalës së tij para deputetëve.
Basha i drejtori Ramës dy kërkesa. “E para: Hiqe nga mendja shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit të nënpunësit civil, pasi konsensusi është i rëndësishëm dhe Shqipëria ka nevojë. Së dyti: Nëse nuk hyn në fuqi ligji i shërbimit civil, të gjitha përgjegjësitë bien mbi Edi Ramën”.
Sipas Bashës, për shërbimin civil është folur shpesh dhe ky ligj është përgatitur nga mbështetja më e mirë e ekspertëve të BE-së.
“Shtyrja e hyrjes së ligjit për shërbimin civil i hap rrugë ndryshimit të administratës publike. Nuk do të pajtohemi me këtë situatë xhungël, që do të na kthente me të vërtetë në vitin zero siç dëshiron Rama. Shkatërrimi dredharak me justifikime dhe alibi të paqena i shërbimit civil është një justifikim’, tha Basha.
Basha ka deklaruar se, qeveria e re nuk ka gjë tjetër për të bërë por thjeshtë të zbatojë ligjet e miratuara gjatë qeverisjes së kaluar, pasi gjithçka është bërë gati vetëm për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
“Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se ne i lamë të gjitha gati. Ata nuk kanë rrugë tjetër veç se të shkojnë në Bruksel e të marrin statusin. Ligji për administratën publike do të ishte një ekzekutim. E ftoj Edi Ramën që të largohet nga ky atentat ndaj shtetit ligjor. PD dhe opozita janë të vendosura të mbrojnë me çdo çmim vlerat e krijuara gjatë këtyre viteve në administratën publike”, përfundoi fjalën e tij para deputetëve demokratë, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Zbardhen emrat e komisionereve te PD-së