TIRANË - Dy ditë pas takimit të ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian zhvilluan sot një takim me përfaqësues të Partisë Demokratike lidhur me ligjin e nëpunësit civl.
Takimi i nisur në orën 11: 30 minuta ka zgjatur për gati një orë e gjysmë dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Në orën 13: 35 në një deklaratë për gazetarët para selisë PD Basha akuzoi se me ndërhyrjen në ligjin e nëpunësit civil po kërkohet të zëvendësohet administrata me militantë partiakë dhe se po kërkohet të shkelmohet bashkëpunimi ndërpartiak.
“Në mënyrë krejtësisht jo transparente, larg vëmendjes së publikut, palëve të interesuara, mësojmë jozyrtarisht se ka përpjekje për të ndërhyrë apo ndryshuar përmbajtjen e tij të vendosur më 30 maj, për të intensifikuar spatsrimin e administratës publike dhe shërbimit civil dhe zëvendësimin me militantë partiakë. Ky është një hap prapa dhe rëndon dhe taksapaguesit si edhe një shkelmim i bashkëpunimit ndërpartiak.

PD e ka denoncuar këtë përpjekje tinzare të kryeministrit Rama për të shkelmuar konsensusin e arritur para zgjedhjeve vetëm e vetëm për të zëvendësuar administratën me militantë partiakë. Nuk do ketë asnjë mirëkuptim për këtë hap. Ligji që po tentohet të shtyhet pa asnjë kriter transparent është një shpallje lufte e hapur ndaj aspiratave tona dhe frymës së domosdoshme të bashkëpunimit”- tha Basha.
PD QARKORE KUNDER RAMES
Gazetari Genc Kondi i Shqiptarja.com (print) duke iu referuar burimeve nga ky subjekt politik, shkruante sot në mëngjes se PD ka hartuar tashmë një qarkore, në të cilën kritikon synimin e qeverisa Rama për të mos vënë në zbatim menjëherë, duke nisur nga 1 tetori, siç parashikon vetë ky akt, ligjin e ri për nëpunësin civil, për të cilin u arrit me vështirësi të madhe konsensusi pozitë-opozitë para zgjedhjeve.
Demokratët do të përpiqen të sensibilizojnë Brukselin lidhur me atë që Partia Socialiste e ka miratuar tashmë ligjin dhe nuk ka më vend për amendime të mëtejshme.
Kjo, sipas përfaqësuesve të kësaj partie, nuk flet për seriozitet të qeverisë, ndërkohë që frika më e madhe është largimi nga administrata i gjithë punonjësve, të cilët janë marrë në punë kryesisht jashtë kritereve gjatë viteve të sundimit të qeverisë Berisha.
Nga njera anë, brenda vendit PD synon të ngarkojë me emocione negative gjithë përkrahësit e saj, si dhe të trembë nëpunësit e tjerë, por, në aspektin ndërkombëtar, synon të krijojë bindjen se socialistët i kthyen shpinën Evropës, pasi erdhën në pushtet.
Deri tani, nuk ka patur reagim zyrtar nga asnjë prej ambasadorëve të akredituar në Tiranë lidhur me ngërçin e mundshëm që mund të krijonte mosaplikimi i ligjit.
Tri ditë më parë, ish-ministri Eduard Halimi reagoi i pari kundër përpjekjeve të qeverisë për të ndërhyrë tek ligji “Për statusin e nëpunësit civil”, që hyn në fuqi më 1 tetor 2013, me qëllim shtyrjen e këtij afati. "Opozita dhe mbarë qytetarët e dinë se kjo lëvizje bëhet për t’i hapur rrugë përndjekjes së administratës publike, spastrimit politik të saj dhe zëvendësimit të stafeve profesionale me listat e militantëve politikë, që kanë aplikuar në selinë e PS-së", u ankua ai.
Duke shtuar se "ne nuk mund të pajtohemi dhe nuk mund të japim pëlqimin tonë për këtë cenim të rëndë të shtetit ligjor, të statusit të nëpunësit publik dhe të kompromisit politik, që ka qenë bazë e reformës së sistemit për një administratë të pavarur dhe profesionale".
Halimi ka kujtuar se Ligji për Statusin e Nëpunësit Publik është produkt i bashkëpunimit mes palëve. Është një nga tre ligjet, me të cilat Rama e bllokoi integrimin për më shumë se dy vjet dhe pengoi marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, tha Halimi.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Statusi rrezikohet edhe nga mosaplikimi i ligjit