TIRANE- Kuvendi rrëzoi sot me 75 votat e maxhorancës, asnjë kundër asnjë abstenim dekretin e Presidentit të Republikës që ktheu për rishqyrtim në parlament aktin normativ për disa ndryshime në ligjin "Për nëpunësin civil".
Deputetët e opozitës, të pranishëm në sallën e Kuvendit, nuk morën pjesë në votim në shenjë proteste ndaj debateve për mundësinë e asgjësimit në Shqipëri të armëve kimike të Sirisë. Ata qëndruan para foltores së Kuvendit.
Sipas relacionit të komisionit të Ligjeve, arsyetimet e parashtruara në këtë dekret nuk qëndrojnë, pasi akti normativ është ligjor dhe kaloi me shumicë votash, në seancën e 30 majit.
Tre javë pas miratimit në Kuvend të këtij akti, Presidenti refuzoi dekretimin e tij me argumentin se ligji mund të ndryshohet vetëm përmes një ligji tjetër dhe jo me akt normativ. "Një akt normativ nuk mund të ndryshojë një ligj të miratuar me shumicë të cilësuar votash dhe me konsensus të gjerë parlamentar", theksoi Nishani në arsyet e parashtruara për mosdekretimin e aktit.
Akti normativ për ligjin e 'Nëpunësit civil, që shtyn me 6 muaj hyrjen në fuqi të tij, u miratua nga qeveria më 30 shtator. Kjo e fundit argumentoi se ligji ishte 'i pazbatueshëm" pa nxjerrjen e akteve nënligjore. Opozita nga ana e saj e kundërshtoi ashpër vendimin e qeverisë, pasi, sipas saj, synon spastrime politike në administratë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com