TIRANE - Ligji për statusin e nëpunësin civil pritet që të jetë tema e diskutimeve të lira sot në seancën parlamentare për deputetët e koalicionit të majtë. Gjatë 60 minutave të diskutimeve të lirë, mësohet se deputetët demokrat së bashku me ata aleatë do të ngrenë si shqetësim pikërisht kundërshtinë që kanë ata për zbatimin e ligjit të statusit të nëpunësit civil në muajin prill të vitit 2014. Ky qëndrim i tyre do të mbahet pas miratimit të aktit normativ të miratuar nga qeveria, e cili shtyu me gjashtë muaj afatin e zbatimit, që nga data 1 tetor për hyrjen në fuqi të këtij ligji.
Ndonëse seanca e sotme parlamentare pritet që të zgjasë vetëm pak orë kjo për shkak të rendit të ditës, nuk do të mungojnë as debatet mes palëve lidhur me të ashtëquajturin ligjin e integrimit. Gjithësesi qëndrimi i opozitës sot në Parlament është diskutuar edhe në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar demokrat, ku vetë kreu i kësaj parti u shpreh se do të jetë një qëndrim në kuadër të kundërshtisë për këtë ligj, ku sipas tij, kjo shkel hapur konsensusin e arritur mes palëve në muajin maj.
Gjatë diskutimeve të djeshme në grup është hedhur gjithashtu ideja e braktisjes së seancës plenare nëse ky akt do të hidhet për miratim, ndonëse më parë duhet që të kalojë në komisionet parlamentare për tu shqyrtuar. Kryetari i PD-së ka paralajmëruar një debat të ashpër sot në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me shtyrjen e ligjit “Për nëpunësin civil” nga Qeveria. “Rama zgjodhi të fliste me ne me gjuhën e arbitraritetit të skajshëm. Prej këtij momenti, ne do të flasim me qytetarët.
Me durim, me qetësi, me fakte, me argumente do t’u tregojmë orë për orë e ditë për ditë qytetarëve të këtij vendi dhe partnerëve tanë europianë e amerikanë gjithashtu bëmat që sapo kanë nisur të kësaj qeverie, bëmat e qeverisë së zhbërjes, që shihet qartë se ka mashtruar publikun për ti marrë votat me gjoja për Rilindje, por ka ardhur vetëm për të zhbërë, vetëm për të sunduar. Me vendimin mbi shtyrjen e ligjit për ‘Nëpunësit civil’, Rama i nguli thikën konsensusit. Rama i ka ngulur thikën konsensusit. I ka ngulur thikën një vlere që publiku shqiptar dhe bashkësia ndërkombëtare e kërkojnë prej vitesh nga partitë dhe politikanët shqiptarë. Mezi e arritëm. Erdhi ky dhe e zhbëri”, ishte qëndrimi i kryetarit të PD, pas mbledhjes së grupit të PD.
Akti normativ në Kuvend
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta deklaroi se akti normativ për shtyrjen e afatit për zbatimin e ligjit të nëpunësit civil ka mbërritur që ditën e martë në Kuvend dhe bën thirrje për dialog konstruktiv. “Akti normativ ka mbërritur dje në Kuvend dhe natyrisht do të diskutohet dhe do të vendoset nga Kuvendi. Inkurojajoj të dialogojmë në mënyrë më aktive e konstruktive sepse shërbimi civil i takon të gjithëve dhe çdo polarizim i këtij debate nuk ndihmon në garantimin e të drejtave”, tha ai.
Ndërkohë që Këshilli i Ministrave miratoi më 30 shtator shtyrjen me 6 muajt të zbatimit të ligjit për Nëpunësin Civil, ligj ky që është kthyer në objekt debatesh mes opozitës dhe mazhorancës. Akti normativ i miratuar nga qeveria lejon që ky ligj të hynte që në datën 1 në fuqi, por efektet, pra zbatimi i tij fillon vetëm pas gjashtë muajsh, pikërisht në datën 1 prill të 2014. Duke qenë se është një akt normativ kushtetues, ai kërkon që Kuvendi ta miratojë atë me 84 vota me kalimin e Luan Duzhajt, deputet i PR-së në LSI aktualisht mazhoranca ka 84 votat e duhura për të miratuar këtë akt.
Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Stano per A1 Report: Mbështesim rivlerësimin e ligjit
PD braktis seancën e Kuvendit">