Këshilli i Ministrave miratoi dje shtyrjen me 6 muajt të zbatimit të ligjit për Nëpunësin Civil, ligj ky që është kthyer në objekt debatesh mes opozitës dhe mazhorancës. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është miratuar pikërisht akti normativ, i cili lejon që ky ligj të hyjë që sot në fuqi, por efektet, pra zbatimi i tij fillon vetëm pas gjashtë muajsh, pikërisht në datën 1 prill të 2014. Duke qenë se është një akt normativ kushtetues, ai kërkon që Kuvendi ta miratojë atë me 84 vota, edhe pse aktualisht ai do të jetë me fuqi ligjore që aktualisht konsiderohet si i hyrë në fuqi.
Ky akt normativ vjen me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Ligji i mëparshëm i linte komptencë të plotë ministrit të Brendshëm lidhur me zbatimin e tij.
“Akti normativ për disa ndryshime në ligjin "Për nëpunësin civil". Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, duke pasur në konsideratë parashikimet e ligjit nr.152/2013, "Për nëpunësin civil", pazbatueshmërinë e tij për shkak të mungesës së akteve nënligjore dhe natyrës së përgjithshme të ligjit, kohën e pamjaftueshme për të bërë rregullime ligjore sipas procesit legjislativ, nevojën për organizimin institucional, efektet financiare mbi buxhetin e shtetit dhe gjendjen ekonomike financiare, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave vendosi të ndryshojë nenin 70 dhe 72”, thuhet në aktin normativ duke përfshirë edhe ndryshimet në dy nenet e ligjit që është miratuar nga qeveria e Berishës së bashku me konsensusin e PS.
Duke iu referuar ligjit të vitit 1999, përcaktohet qartë se Këshilli i Ministrave brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore në zbatim të tij në përputhje me parimet e përgjithshme të përcaktuar në nenet e këtij ligji. Ajo që opozita akuzon qeverinë, është pikërisht fakti se ky ligj është miratuar në 30 maj me konsensus, i cili ishte dhe një nga tre ligjet që kërkonte një shumicë të cilësuar votash për tu miratuar në Kuvend. Gjithësesi ky projektakt
Shmangia nga konferenca
Ligji për statusin e nëpunësit civil, i cili hyn sot në fuqi, nuk është përfshirë në diskutimet dhe vendimet që janë marrë dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Mospërfshirja e këtij ligji mund të jetë një rrugë e zgjedhur për të shmangur përplasjen e menjëhershme me opozitën në parlament seancën e së enjtes. Ligji, i cili nuk ka asnjë akt nënligjor të përgatitur nga qeveria paraardhëse, ndërkohë që miratimi i një akti normativ nga ekzekutivi për të shtyrë hyrjen në fuqi sot, do t’i jepte kohën e mjaftueshme qeverisë për ta amenduar atë.
Por burime pranë së djathtës bëjnë të ditur se nëse ky ligj do të futet në diskutime qoftë në komisione apo dhe në seancë plenare, ata do të mbajnë një qëndrim bojkotues ndaj diskutimeve.
Neni 70/Shfuqizimi
Ishte
Ligji nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohen.
Bëhet
Ligji nr.8549, dt 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil", dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen nga data e fillimit të shtrirjes së efekteve të këtij ligji.
Neni 72/Hyrja në fuqi
Ishte:
Ky ligj hyn në fuqi më 1 tetor 2013.
Bëhet
Neni 72
Ky ligj hyn në fuqi në 1 tetor 2013 dhe i fillon efektet e tij 6 muaj pas hyrjes në fuqi. Deri në datën e fillimit të efekteve të këtij ligji zbatohet ligji nr.8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil."
Bashkëpunimi
Në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve kryeparlamentari Ilir Meta shprehu vendosmërinë për të bashkëpunuar në funksion të mbarëvajtjes së punës së këtij organi të rëndësishëm në drejtimin e Kuvendit.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Beteja per "Nepunesin", qe nga konsensusi deri me sot