Neranxi: Bizneset s'marrin faturat
pragu për xhiron nxit informalitetin

Neranxi: Bizneset s'marrin faturat<br />pragu për xhiron nxit informalitetin
Gjatë konferencës për prezantimin e fazës së dytë të anti- informalitetit, biznesi i pranishëm ka ndërhyrë me pyetje konkrete në lidhje me situatën aktuale të tregut.
 
Nikollaq Neranxi, parashtroi një problem me të cilin po përballen sot me lëshimin e faturave tatimore, pasi biznesi i vogël refuzon t'i marrë duke shmangur arritjen e pragut 5 dhe 8 milionë. 

Si ka mundësi që sot, kur fakti është se biznesi i vogël nuk i merr faturat tatimore, si ka mundësi që ata të kërkojnë fatura tatimore në një kohë që qeveria i ka thënë: E keni një kufi 5 milion deri në 8 milion. Pra nëqoftëse ata do të pajisen me fatura tatimore do të kalojnë 5 milionëshin dhe 8 milionëshin. Mund të ma sqaroni këtë sepse unë jam duke shitur mall, më thonë z.Neranxi nuk mund të marr faturë tatimore sepse kaloj 5 milionëshin ose 8 milionëshin” tha Neranxi.

Duke anashkaluar thelbin e pyetjes, ministri Ahmetaj kërkoi nga Biznesi që të këmbënguli në lëshimin e faturës tatimore për biznesin e vogël, pasi sipas tij ka shumë biznese të tilla që vazhdojnë të fshehin xhiron reale.
 
Ju jeni sipërmarrës i vjetër dhe në dijeninë time i suksesshëm, me ulje ngritjet tuaja. Kur ju i jepni faturën tatimore mos pranoni t'i merrni mbrapsht pa e marrë sipërmarrja e vogël. Ai është qëllimi; Ajo sipërmarrje që pretendon të jetë e vogël por që është mbi 5 milion duhet të kalojë tek TVSH-ja” tha Ahmetaj. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)