Shoqata e Mbrojtjes së Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë  ka zhvilluar një takim me bizneset.

Kreu i Kësaj shoqate Nikollaq Neranxi  e ka quajtur një konferencë të jashtëzakonshme, pasi siç tha ai shumë biznese po falimentojnë për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë taksat e larta.

Alarmni vjen së pari nga shumë anëtarë të shoqatës tonë të cilët na kanë lajmëruar se tashmë kanë falimentuar. 16 mijë biznese kanë falimentuar brenda 3 mujorit të parë të këtij viti dhe po iu sekuestrohen asetet. Kjo ka ardhur në radhë të parë për shkak të rënies së fuqisë blerëse” tha Neranxi.

Nikollaq Neranxi i bëri apel qeverisë që të ndryshojë taksat që ka miratuar në vitin 2015.

Gjithashtu Neranxi tha se Dhoma e Bizneseve nuk përfaqëson bizneset, por interesat e tyre.

Ai i’u drejtua me disa kërkesa qeverisë, të cilat janë:

I kërkojmë qeverisë që të mblidhet urgjentisht dhe të gjejë mekanizmat e duhur ligjor për lënien në fuqi të taksave të vitit 2014. Të shkrihet Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë tek e cila ne kemi paguar miliona dhe nuk ka bërë asnjë punë. Duhet që shteti me mekanizmat e tij të ndërhyjë urgjentisht që të mos lejojë bizneset të tjera që të falimentojnë” u shpreh ai.

Nga ana e tyre bizneset u shprehen se kanë shumë presion nga administrata tatimore.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)