Neritan Ceka kundër hyrjes së Shqipërisë në BE: Do të pendohemi, Europa është shumë dinake

Neritan Ceka kundër hyrjes së Shqipërisë në BE: Do të pendohemi, Europa është shumë dinake

Pas mallkimeve ndaj atyre që do të votonin në 30 qershor, këtë radhë Neritan Ceka e ka “kapur” me BE.

Në një kohë kur Shqipëria është në ankthin e tetorit për hapjen e negociatave dhe kur shumica po lobojnë që vendi ynë të marrë një “PO”, Ceka është shprehur se ditën që do të hyjmë në BE do të pendohemi.

Sipas Cekës, kemi një Evropë shumë dinake, dhe vendi ynë do ta pësojë nëse futemi në BE.

“Unë gjithmonë e më shumë po bëhem euro skeptikë. E kam thënë dhe do ta them. Ditën që do të hyjmë në Evropë ne do të pendohemi, që nga kafja që do bëhet 1 euro. Ne nuk jemi të përgatitur dhe do të shkojmë si cjapi te kasapi me këtë strukturë dhe ekonomi që kemi.

Atje është kompetitive Evropa nuk është një hotel që shkon dhe nuk paguan. Ne nuk jemi përgatitur Kemi një klasë politike kompladore, një ekonomi kompladore. Jemi gati të shesim çdo gjë dhe mos te fusim gjë, dhe kemi një Evropë shumë dinake në institucionet e saj”, tha Ceka në emisionin “360 Gradë” në Ora News.

Vendet anëtare të BE do të mblidhen në tetor për të vendosur nëse do t’i hapen negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin iljas: 01/10/2019 12:30

    Sa te hane larot dhe balot e shqiperise me mire europa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof në Tiranë

Sot 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof në Tiranë