Nesër aksioni për prishjen e
subjekteve që shesin inerte

Nesër aksioni për prishjen e<br />subjekteve që shesin inerte
Nesër Ministria e Mjedisit do të ndërmarrë aksionin për mbylljen dhe prishjen e aktiviteteve që shfrytëzojnë burime inerte në mënyrë të paligjshme. Këto aktivitete të njohura ndryshe si guroret, kanë pasur si afat për çmontimin e pajisjeve në mënyrë vullnetare datën 15 dhjetor, që përbënte një afat një mujor të lënë nga vetë Ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Aksioni për dhënien fund të këtij aktiviteti që shfrytëzon burimet natyrore për përfitime ekonomike personale do të zhvillohet nesër me datë 18 dhjetor.
Ministri Koka, në deklaratën e fundit ku ka folur për guroret, është shprehur se Inspektoriati në Ministrinë e Mjedisit do të prishë çdo aktivitet që nuk është tërhequr vullnetarish brenda afatit, pa asnjë llojë hezitimi si dhe në lidhje me mjedisin nuk  do të tolerohet askush.

Aksioni për pezullimin e aktiviteteve që shfrytëzonin burimet inerte ka nisur rreth një muaji më parë dhe është përqëndruar në Zallherr ku është edhe nje numër i konsiderueshëm subjektesh. Inspektoriati në Ministrinë e Mjedisit, gjatë këtij muaji ka punuar për identifikimin e këtyre pikave në të gjithë  vendin. Pas afatit një mujor, guroret do të prishen dhe për këto do të kërkohet një revokim i lejes mjedisore. Ministria e Mjedisit është duke punuar për identifikimin dhe përcaktimin e zonave të caktuara ku do të mund të zhvillohet ky aktivitet si dhe ai i furrave të gëlqeres. Koka ka shprehur vendosmëri për ruajtjen e mjedisit dhe mos tolerimin e çdo individi që synon ta cënojë atë.  
 
Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës