Pas vendimit të marrë nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nesër do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së për të zgjedhur Kryetarin e ri të partisë.

Konventa do të zhvillohet të mërkurën në orën 16:30 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Konventa do të votojë zv/kryetarin Petrit Vasili për kryetar të LSI. Ndërsa si pasuese e Vasilit kandidon Monika Kryemadhi. 

Konventën do ta hapë Ministrja për Integrimin Evropian, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com