TIRANË­- Lumturimi i Nënë Terëzes do kremtohet ndryshe kësaj here kështu është shprehur sot kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se Tirana do ta kujtojë këtë ditë me vepra kokrete. Ashtu sikurse e kishte lajmëruar edhe më parë përmes një psotimi në rrjetin social Facebook Veliaj edhe sot ka anoncuar nismën tjetër surprizë në kryeqytete të titulluar "Tirana Dhuron".

Kjo nismë e Bashkisë nënkupton që në pika të ndryshme të kryeqytetit janë grumbulluar pika të posaçme ku qytetarët mund të dhurojnë rroba, ushqime apo orendi shtëpiake, të cilat do t’ju vijnë në ndihmë institucioneve sociale në qytet. 

"Tirana nuk eshte qytet i madh se ka me shume banore, por se ka zemer shume te madhe. Këtë vit, Ditën e Nënë Terezës nuk po e kujtojmë me fjalime, por po grumbullojmë mjete për institucionet sociale e ata me ndihmë ekonomike. Dhuro diçka ose kohë për 1 nga institucionet tona. Të dielën ‪#‎TiranaPaMakina‬!- shkruan Veliaj në Facebook

tirana dhuron

tirana dhuron

tirana dhuron

tirana dhuron

 Foto të tjera 


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)