Maqedonia do të zhvillojë nesër raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sot të drejtën e tyre për votim mund ta realizojnë të burgosurit dhe ata në paraburgim, personat e zhvendosur brenda vendit si dhe të sëmurët, të cilët e kanë kërkuar këtë në komisionet komunale zgjedhore.
/Shqiptarja.com
Votimi fillon në orën lokale 07:00 dhe zgjat deri në orën 19:00. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të zhvillohet në 35 komuna, në 1 517 qendra votimi, ku të drejtë vote kanë 833 710 qytetarë.
Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor kur u zgjodhën kryetari i bashkisë i qytetit të Shkupit, kryetarët në 45 komuna dhe këshillat në qytetin e Shkupit dhe në të gjitha komunat.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com





