Nesër tryeza për ndarjen territoriale
tek ish-bastioni i demokratëve

Nesër tryeza për ndarjen territoriale<br />tek ish-bastioni i demokratëve
TIRANE - Nesër zhvillohet tryeza e konsultimeve për ndarjen e re administrative në Shkodër. Sipas variantit të propozuar nga qeveria, qarku i Shkodrës do të ndahet në 4 zona administrimi zgjedhor ku Bashkia e Shkodrës do të ketë shtrirje deri në Velipojë. Lidhur me këtë zonë të administrimit zgjedhor, pritet që të ketë shumë kontestime nga ana e opozitës pasi konsiderohet si qarku i Jozefina Topalli. Krahas kësaj, varianti i propozuar nga qeveria për këtë zonë të administrimit vendor krijon një Shkodër e cila përfshinë në të 9 fshatra që janë përreth qytetit si edhe Velipojën si zonë bregdetare.
 
DEBATI 
Opozita nga ana e saj e ka konsideruar në tërësi ndarjen administrative si të jashtëligjshme. Por Shkodra është një nga zonat e nxehta përsa i përket përplasjen politike. Kjo pasi me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, Shkodra nuk konsiderohet më si një bastion i djathtë dhe për rrjedhojë, bashkimi i komunave me qytetin do të ketë impakt direk në rezultatet e zgjedhjeve vendore. Sipas opozitës, kjo lloj ndarje do të krijojë edhe një problematikë tjetër, atë të shkëputjes së kryetarit të njësisë vendore nga zgjedhësi pasi krijohet një super zonë të administrimit zgjedhor.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin