Nëse bojkotoni sërish mos u dukni më për të na kërkuar votën

Nëse bojkotoni sërish mos u dukni më për të na kërkuar votën

Selia e Partisë Demokratike

Pas 25 prillit, ndërsa u mbyllën votimet dhe kandidatët për deputetë nisën të shfaqen në ambientet publike në Tiranë, nisën të tregojnë dhe histori të fushatës elektorale dhe sidomos mbresa nga takime te veçanta me qytetarë të ndryshëm. Një pjesë e tyre kishin kandiduar në zona rurale në çdo cep të vendit. E veçanta që dua të kujtoj, ish rrëfimi i një deputeti tashmë të PD që kishte zhvilluar fushatë në një nga zonat e thella malore. Në një takim të tij në një nga fshatrat, një banor i kish thënë: “Dhe kësaj here do ta japim votën, por nëse dilni prapë nga parlamenti, as mos u mundoni të na kërkoni votën sërish”. E gjitha kjo, ndërsa në PD do të nisë sërish një analizë e gjerë për shkaqet e humbjes dhe ish-deputeti Pollo kishte bërë një thirrje për strukturat e reja të PD që më së pari duhet të kërkojnë ndjesë për gabimet e mëparshme dhe që duhet nisur me djegien e mandateve në vitin 2019 dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale të atij viti. Refreni i deritanishëm përsa i përket qëndrimeve të figurave të reja të PD vijon të këndohet me të njëjtën saze prej tre muajsh dhe ku përsëritet i njëjti varg, “masakër zgjedhore”. Është thënia e përdorur prej Bashës në ditën e tretë kur u bë e qartë se të majtët kishin siguruar mandatin e tretë ndërsa të djathtët dilnin sërish të humbur. Ishte koha kur vetë Bashës i kërkonin të jepte dorëheqjen dhe që PD të niste një përiudhë riformatimi, por që nga ajao kohë, ndonëse Basha fitoi me suskses sërish zgjedhjet në PD, askush nga kasta e re politike në selinë blu, nuk ka guxuar të përvijojë ndonjë ide të re përveç “masakrës zgjedhore”.

Pollo, si ish-drejtues i lartë, tashmë nën hije, nuk ka fuqi përveçse të bëjë thirrje për kthjellim në qëndrime. Në agumentimin e tij, gjithçka nis nga djegia  mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore dhe ku sipas përllogarive, vetëm nga këto akte PD ka humbur së paku 8 mandate deputetësh dhe ku së bashku me opozitën mund të siguronte një fitore të ngushtë. Në fakt këtë PD-së ia kanë thënë në shumë drejtime, si mediatike ashtu dhe politike e ndërkombëtare. Ishte qesharake të qahesh për masakër elektorale në 25 prill ndërsa humbja ish vulosur nga gabimet e së shkuarës dhe nga mungesa e dëshirës për të reflektuar dhe korigjuar. Dhe kjo mungesë dëshire mungon dhe sot për të ndryshuar koncepte dhe për t’u ngritur në nivelin e një partie moderne politike. Se si do vijojë e ardhmja e PD, këtë ende nuk e dimë. Ndonëse votuesi nga Mati ua dha mesazhin: Nëse bojkotoni sërish mos u dukni më për të na kërkuar votën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja