Detaje të reja janë publikuar nga dokumentari i Daily Mail për bandat shqiptare në Ekuador. Në materialin e dytë të publikuar, media britanike është ndalur në rrëfimin që ka bërë një trafikant ekuadorian, i cili ka folur edhe për tmerrin që bandat shqiptare kanë instaluar në shtetin amerikano latin.
Media britanike ‘Daily Mail’ i ka dedikuar një tjetër artikull Dritan Rexhepit, kreut famëqek të grupit kriminal që merret me trafik droge. Junior, një vrasës me pagesë ka folur për gazetarin britanik në portin e Guayaquil në Ekuador duke thënë se ka njerëz të rrezikshëm dhe se nëse dështon, të vrasin.
Junior është një ndihmës i Carlos El Diablo, udhëheqës i degës së Ekuadorit të bandës famëkeqe kriminale të Amerikës së Jugut, Latin Kings. Junior tregoi se ka nisur të vrasë që në moshën 14 vjecare dhe refuzoi të flasë me emër për shqiptarët me të cilët ka pasur punë apo shqiptarin më të fundit 'Mr Big' në Ekuador.
Daily Mail thotë se sot, në pjesën II të hetimit special detajohet se si e ashtuquajtura Mafia Ballkanike është vendosur në Ekuador.
“Dhe ne ekspozojmë sesi 'kapos' shqiptarë dhe xhelatët e tyre kontrollojnë çdo aspekt të tregtisë deri në pikën përfundimtare - tregun e kokainës prej 2 miliardë paundësh në pothuajse të gjitha qytetet kryesore dhe zonat periferike të Britanisë.
Anëtarët e vëllazërisë kriminale shqiptare filluan të mbërrinin në Ekuador rreth dhjetë vjet më parë, jo shumë kohë pasi presidenti i krahut të majtë Rafael Correa vendosi që të huajt të mund të qëndronin për gjashtë muaj pa vizë.
Në fakt, ai po hapte dyert për narkotikët shqiptarë - trafikantët e drogës - për të cilët ishte një mundësi shumë e mirë për të refuzuar.
Ky vend i varfër ka si fqinj dy pika të nxehta të prodhimit të kokainës: Kolumbinë në veri dhe Perunë në jug. Ajo ka kufij poroz, një vijë bregdetare prej 1300 miljesh dhe ryshfeti dhe korrupsioni janë të përhapura – veçanërisht në sistemin e drejtësisë dhe ushtrinë. Plus, ka akses të lehtë në armë dhe një furnizim të bollshëm vrasësish të gatshëm, disa, tepër të rinj deri në 12 vjeç”, thuhet në shkrimin e Daily Mail.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Zbulohet 'streha e drogës', gjenden 76 kg kokainë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar
24 Nëntor, 08:59
-
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës! Në GJKKO dëshmojnë 2 vëllezërit: Astriti më tha morëm 60 kg drogë në portin e Londrës! Zbardhin sms-në: Jam Gramozi, gjërat janë të miat, mos të preken
20 Nëntor, 10:49
-
Grupi i kokainës/ Ferdinand Dervishi në Report TV: Brazili furnizuesi më i madh i Europës, shqiptarët s’duan të jenë më çirakë të të tjerëve, por të rrisin fitimet e tyre
17 Nëntor, 19:12
-
Ekskluzive/ 4 shqiptarët ‘kokat’ e grupit të drogës, SPAK i kishte në vëzhgim! Kokaina vinte edhe nga Brazili! Hetime nëse vilën te ‘Kodra e Diellit 2’ e morën me qira apo e kishin në pronësi
17 Nëntor, 09:45
-
Vetëm 22 vjeç, ndërron jetë futbollisti i kombëtares së Ekuadorit! Qëndroi 35 ditë në spital
12 Nëntor, 10:50
-
Trafiku i kokainës nga Ekuadori në Itali! Shqiptarët Albert Turja dhe i vëllai Rolandi organizonin nxjerrjen e drogës nga porti i Livornos! Prindërit e Rolando pronarë të 'Power Hotel' në Durrës
8 Nëntor, 12:16
-
Shkatërrohet grupi krimal që furnizonte Italinë me drogë nga Amerika e Jugut! Kapen 2 ton kokainë, vlera 70 mln euro! 23 të arrestuar në Itali, 2 në Shqipëri! U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC (EMRAT)
6 Nëntor, 11:12
-
Shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar! Trafikuan kokainë me vlerë 5 mln euro brenda 6 muajsh! 5 të arrestuar (VIDEO)
5 Nëntor, 13:01
-
Itali/ Erdhi nga Ekuadori, 3 shqiptarët kapen me 40 kg kokainë në portin e Livornos! Po e tërhiqnin nga kontejneri, vlera 3 mln euro
31 Tetor, 18:21
-
Linjat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në BE dhe përfshirja e shqiptarëve! Dumani me 4 prokurorë të SPAK në Brazil
28 Tetor, 13:01
-
Trafik droge në Shqipëri e Itali, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 15 shqiptarëve: Llogari bankare, 25 subjekte tregtare, 43 makina e 18 prona! U arrestuan në dosjen 'Muratori'
27 Tetor, 11:02
-
'U pastruan 1.25 mln € droge', SPAK dërgon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, 2 vëllezërit e dënuar në Belgjikë e administratorin e shoqërisë 'Ledio 4'
25 Tetor, 08:58
ktyne te UK ju vjen inat se ju kena marr tregun
Përgjigju