‘Nëse do të jem i detyruar edhe do të vjedh për të gjetur lekët e biletës’, tifozi argjentinas blen biletën e gabuar

‘Nëse do të jem i detyruar edhe do të vjedh për të gjetur lekët e biletës’, tifozi argjentinas blen biletën e gabuar

Tifozi argjentinas

Tifozi argjentinas kishte parashikuar që kombëtarja e tij do të renditej në grupin D, dhe ka blerë biletat  për të parë ndeshjen. Mirëpo mesa duket gjithë shpenzimi i ka shkuar dëm pasi ndeshja Argjentinë-Francë  do të luhet në Kazan Arena . Ai ka parashikuar Argjentinën të parën renditjen e grupeve dhe ka blerë biletën në qytetine gabuar, e megjithatë ai është shprehur se do të blejë sërish biletë tjetër për të parë skuadrën e tij të zemrës edhe nëse do t’i duhej të vidhte për të gjetur paratë.

Kam investuar gjithçka për të ardhur në Rusi dhe për të prerë këtë biletë duke menduar se Argjentina do të renditej e para, por jam gabuar. Kam biletën në dorë, por ajo është për ndeshjen Kroaci-Nigeri. Megjithatë, do të shkoj në Kazan dhe do të bëj gjithçka që është e mundur për të parë ndeshjen e Argjentinës me Francën. Nuk e kisha marrë në konsideratë idenë se mund të renditeshim të dytët në grup. Nëse do të jem i detyruar edhe do të vjedh për të gjetur lekët e biletës. Kam hequr dorë nga puna e shumë gjëra të tjera për të ardhur deri këtu. Por ky është futbolli.

Tifozi argjentinas

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit