‘Nëse do zbatonin letrën e Putin në 1997 baza e Kuçovës nuk do ndërtohej’/Meçollari tregon skenarët kur NATO mund të hyjë në luftë me Rusinë

Ish-Komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari i është referuar një analizë të thellë mbi zhvillimet e fundit të bisedimeve ndërmjet Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë. Në një intervistë për RePolitix në Report TV, Meçollari ka theksuar se objektivat e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, janë të qarta, duke iu referuar letrës që Putin dërgoi në datën 13 mars në 1997 drejtuar NATO-s dhe Ëashingtonit.

Në këtë letër, e cila përmban 8 pika, Rusia ka përcaktuar kërkesat e saj, duke përfshirë kërkesën që të gjitha shtetet që janë anëtarësuar në NATO pas vitit 1997, të mos kenë mundësi të jenë pjesë e Aleancës. Meçollari ka nënvizuar se, sipas kësaj letre, një nga kërkesat kryesore të Rusisë do të ishte dhe ndalimi i ndërtimit të bazave ushtarake në Kuçovë, Shqipëri.

Mecollari: Nëse duam të përcaktojmë se cili është objektivi i Presidentit të Rusisë, është e thjesht. Në datën 13 Mars, Putin i ka dërguar një letër NATO-s dhe Ëashingtonit. Ajo letër ka 8 pika dhe ato 8 pika përcaktojnë se çfarë ka ndodhur, se të gjitha vendet pas 1997, që këto vende mos të futen në NATO. Nëqoftëse do pranohej letra e Putin nuk duhej të ndërtohej baza e Kuçovës. Shtylla e NATO-s është neni 5, ku është e përcaktuar mbrojtja kolektive dhe individuale. Nëqoftëse ndodh agresion, nuk është akt i Këshillit të Sigurimit është akt i pastër që vendos në kushte, për të hyrë në vetëmbrojtje të gjitha vendet e NATO-s.  

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e nenit 5 të Traktatit të NATO-s, i cili përcakton mbrojtjen kolektive dhe individuale të vendeve anëtare në rast agresioni. Sipas Meçollarit, nëse ndodh një akt agresioni ndaj një shteti të NATO-s, kjo nuk është një çështje për Këshillin e Sigurimit, por një akt i pastër që mund të detyrojë të gjitha vendet e NATO-s të veprojnë në vetmbrojtje.

 

H.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore

Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore