E ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes në Memaliaj, të afërmit e viktimës dhe bashkëshortit përjashtojnë përfshirjen e Skënder Hoxhës në vrasjen e gruas. Ata thonë se çifti nuk kishte pasur konflikte më parë. Vëllai i Skënder Hoxhës është shprehur për Report Tv se 'Çifti kishte marrëdhënie të mira. Nuk besoj se është vëllai im autori. Por nëse është vëllai im, të marrë dënimin e merituar" tha ai.

Lajmi kryesor:
Memaliaj/ Levë kokës pasi i ktheu shpinën, burri i pamëshirshëm rrëfen si vrau gruan...edhe pse i kërkoi ndihmë! (VIDEO)
/b.ha./Shqiptarja.com
