Nëse hyni në SHBA me vizë false, dëboheni përgjjithmonë! Mesazhi i administratës Trump: Kriminelët këtu s’kanë vend!

“Nëse mendoni të hyni në mënyrë të paligjshme në Amerikë as mos e mendo. Më lejo të jem e qartë. Nëse vini në vendin tonë, dhe shkelni ligjet tona ne do t’ju dëbojmë. Kriminelët nuk janë të mirëpritur në Shtetet e Bashkuara” ky është mesazhi i presidentit Donald Trump përcjellë përmes Sekretares së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Kristi Noem.

Amerika po vijon fushatën për pengimin dhe ndalimin e emigracionit të paligjshëm, për të vendosur në plan të parë Amerikën, siç është dhe politika e presidentit Trump. 

Videomesazhi i Noem u publikua dhe në faqen e ambasadës amerikane shoqëruar me përshkrimin “kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA”.

Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret - nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t'ju japë qasje në mundësitë e Amerikës. Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë” thuhet më tej në mesazhin shoqërues të ambasadës.

Edhe dje DASH njoftoi kontrollin e vazhdueshëm për të gjithë individët edhe pas marrjes së vizës duke paralajmëruar se kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën amerikane do të dëbohet.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Fundoset nëndetësja turistike në Detin e Kuq, të paktën 6 të vdekur

Fundoset nëndetësja turistike në Detin e Kuq, të paktën 6 të vdekur