1702293921_iden.jpg

Sebastien Robin

Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos nga të shtënat në qytetin zviceran të Sion të hënën, tha policia. Së fundmi është identifikuar autori i sulmit i cili është një 36 vjeçar, Sebastien Robin.

Policia ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione për këtë individ t’i kontaktojë menjëherë, raportojnë mediat e huaja.

Policia specifikon se ky person është i rrezikshëm dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të përpiqeni ta arrestoni vetë ose t'i afroheni.


Lajmi kryesor:

Sulm me armë në Zvicër, 2 viktima dhe një i plagosur! Identifikohet autori, policia thirrje qytetarëve: Nëse keni informacione na kontaktoni