'MEK është një kundërforce e ideologjisë', Maryam Rajavi nga vizita e Pence: Islami ynë lufton tiraninë! Nuk bën dallime mes Krishtit, Moisiut apo Muhamedit

'MEK është një kundërforce e ideologjisë', Maryam Rajavi nga vizita e Pence: Islami ynë lufton tiraninë! Nuk bën dallime mes Krishtit, Moisiut apo Muhamedit

1656006535_mike1.JPG

Nga vizita e ish zëvendës Presidentit amerikan të shtetit, udhëheqësja e muxhahedinëve të popullit të iranit, Maryam Rajavi ka folur rreth rezistencës së popullit iranian. Sipas saj, kjo rezistencë do të ndryshojë rrjedhën e historisë.

'Rezistenca e iranianeve është rezistenca e një kombi e cila mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.

Ne shohim zhvillimet në Ukrainë. Nëse ky popull nuk do të përqafonte armët, cili do te ishte fati i tyre?

Duke besuar ne Islam demokratik, MEK është një kundërforce e ideologjisë se Mullave në emër te Islamit. Islami ynë e refuzon tiraninë. Nuk bën dallime mes Krishtit, Moisiut apo Muhamedit.

Duke ndarë fenë nga shteti, kjo alternativë është zgjidhja për themelimin e qeverie demokratike.

Udhëheqësit e Teheranit janë në pikën e tyre më të dobët duke u përballur me thirrjet e popullit për ndryshim.

Sot bota sheh qartësisht që politika e Mullahve ka dështuar. Ky është një regjim i cili nuk ka hequr dorë nga armët nukleare. Masakra e të burgosurve politik dhe shtypja e protestuesve duhet te referohet tek këshillin e sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Lufta e të rinjve rebel të Iranit për të përmbysur regjimin duhet dhe meriton njohje. Zoti Zv. President luftëtarë për liri të Iranit që kam luftuar kundër regjimit, ju mirëpresim juve në Ashraf 3 dhe nesër do ju mirëpresin në Iran. '- tha Maryam Rajavi, udhëheqëse e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit.


Lajmi kryesor:

Zëvendëspresidenti Mike Pence viziton Ashraf 3, zhvillon bisedime me Presidente e zgjedhur e NCRI, Maryam Rajavi! Të pranishëm Kryemadhi, Balla dhe nga PD Alibeaj


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë