Nëse ndryshon harta e Kosovës, ja se ç’farë pamje do të mari territori i saj

Nëse ndryshon harta e Kosovës, ja se ç’farë pamje do të mari territori i saj

Harta e Kosovës me kufijët e rinjë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të një mendje që kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndryshojnë.

Duhet të përmirësohen gabimet historike që janë bërë në kurriz të shqiptareve, e ky gabim do të korrigjohet atëherë kur Kosovës t’i bashkohet pjesa lindore e saj, deklaroi i pari i vendit.

Presidenti Thaçi gjatë një konference për media, ka deklaruar se:

Kam kërkuar dhe vazhdojë të kërkojë unitetin e partive politike parlamentare, jo për vete sepse kurrë nuk iu kam ikur përgjegjësive të mija. Unë kërkojë një gjë të tillë për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për të legjitimuar kërkesat politike dhe historike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për t’iu bashkuar Kosovës.

                                    Hashim Thaçi

Mirëpo, po të ndodhë kjo që e thotë i pari i vendit, hapësira me 1,249 km katror e tri komunave tash pjesë e Serbisë Jugore, Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, do të ndryshojë hapësira gjeografike e Kosovës duke shtuar territor për rreth 10% të asaj që aktualisht ka Kosova.

Veçse, ky korrigjim, nuk po i pëlqen as ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha, në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka thënë se kufijtë e Kosovës po vihen në “tepsi”.

Sot janë vënë në ‘tepsi’ kufijtë e Kosovës, në një kohë kur Kosova ishte në pushtimin serb dhe u miratua në shtator të vitit 1992 dokumenti i samitit të OSBE-së. Kosova u nxor zë i veçantë në dokumentin e samitit, ku shkruhej se problemi do të zgjidhet nëpërmjet dialogut Prishtinë- Beograd me ndërmjetësimin e palës e tretë.                     

                       Sali Berisha.

Sipas presidentit Thaçi, krejt këto ndryshime dëshiron ti bëjë duke mos i dhënë asgjë Serbisë në shkëmbim.

Por, ndryshe thotë homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, ku e ka bërë të qartë se dëshiron t’i marrë katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, por nuk ka thënë asgjë se çka do të japë si këmbim.

Mirëpo, një shkëmbim i mundshëm i territoreve mes dyja vendeve, do t’i jepte këtë dukje, hartës së Kosovës, që tash është pjesë edhe e flamurit shtetëror.

Duke u shkëputur Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Kosova do të kishte 992 km më pak, pa llogaritur këtu, edhe Mitrovicën Veriore.

Sipas kryeministrit të Kosovës dhe Ramush Haradinaj ndryshimi i kufijve mund të bëhet vetëm me luftë. Për mos ndarjen e territorëve, kundër ka dalë edhe krye parlamentari, Kadri Veseli, por ai nuk ka folur nëse pajtohet me idenë e Thaçit për bashkimin e Luginës me Kosovën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë