Rusia ka pothuajse tetë vjet që përgatitet për këtë Botëror dhe ka shpenzuar rreth 700 miliardë rubla për të bërë gjithçka gati për këtë kampionat, duke ndërtuar një turne për t'i treguar gjithë botës Rusinë Moderne, duke e bërë veten krenarë për atë çka Rusia mund të arrijë.
Por sot fillon ndeshja e parë e cila do të jetë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite dhe mund të ndodhë krejt e kundërta. Rusia mund të mos impresionojë askënd, të mos argëtojë askënd dhe të mos mundë asnjë skuadër.
Pas ndeshjes me Arabinë Saudite do të bëhet më e vështirë sepse do të ndodhet përballë Egjiptit dhe Ururguaj. Nuk duhet përjashtuar edhe mundësia e daljes nga faza e grupeve. Dhe nëse kjo gjë do të ndodhë do ta vriste krenarinë e rusëve.
Qeveria dhe forma e saj izoluese është një nga arsyet pse ata janë një skuadër e dobët .