CIA përdori një mjet të ri teknologjie të quajtur “Ghost Murmur”(Murmuritja fantazmë) për të gjetur dhe shpëtuar aviatorin e dytë amerikan që u qëllua në jug të Iranit, ka mësuar The Post.
Teknologjia sekrete përdor magnetometri kuantike me rreze të gjatë për të gjetur gjurmën elektromagnetike të rrahjeve të zemrës së një njeriu dhe i lidh të dhënat me program inteligjence artificiale për të izoluar këtë shenjë nga zhurma e sfondit.
Kjo ishte hera e parë që agjencia e spiunazhit përdorte këtë mjet në terren.
“Është si të dëgjosh një zë në një stadium, përveç se stadiumi është shkretëtira,” i tha një burim The Post. “Në kushtet e duhura, nëse zemra jote rreh, ne do të të gjejmë.”
Ghost Murmur u zhvillua nga Skunk Works, divizioni sekret për zhvillim të avancuar i gjigantit të aeronautikës. Teknologjia është testuar me sukses në helikopterët Black Hawk për përdorim të mundshëm në të ardhmen në avionët luftarakë F-35.
Oficeri i sistemeve të armëve i zhdukur dhe i plagosur, i njohur publikisht vetëm si “Dude 44 Bravo”, fshihej në një mal pasi avioni i tij F-15 u rrëzua fundjavën e kaluar, duke mbijetuar dy ditë në toka të shkreta ndërsa trupat iraniane kontrollonin zonën për amerikanin me një shpërblim për kokën e tij.
Tokat djerrë krijuan “një mundësi ideale për përdorimin e parë operativ” të Ghost Murmur, tha një nga burimet.
“Normalisht sinjali është aq i dobët sa mund të matet vetëm në një mjedis spitali me sensorët të vendosur pothuajse mbi gjoks,” tha burimi. “Por përparimet në një fushë të njohur si magnetometria kuantike, veçanërisht sensorët e ndërtuar rreth defekteve mikroskopike në diamante sintetike, duket se kanë bërë të mundur të zbulohet ky sinjal në distanca shumë më të mëdha.”
Nuk është e qartë nëse kjo teknologji mund të ketë përdorime të tjera gjatë luftës.
Komente











