Nëse zhvillon zgjedhjet në FSHF Armand Duka rrezikon deri në 3  vite burg! Rasti me ish-presidentin e Federatës spanjolle, 'miku' i arrestuar Vijar

Nëse zhvillon zgjedhjet në FSHF Armand Duka rrezikon deri në 3  vite burg! Rasti me ish-presidentin e Federatës spanjolle, 'miku' i arrestuar Vijar

Armand Duka

Armand Duka ka shpërfillur vendimin e  Gjykatës e cila vendosi pezullimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin për Federatën Shqiptare të Futbollit. Duke sfiduar hapur ligjet dhe gjykatat e vendit,  Duka ka zhvilluar dje aktivitet në kuadër të fushatës së tij për të siguruar edhe një mandat të gjashtë.

Kujtojmë se në nenin 320/a, të Kodit Penal, thuhet se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës, sikurse kërkon të bëjë Armand Duka duke mos iu bindur vendimit të gjykatës që i ndalon zgjedhjet, dënohet me gjobë deri në 3 vite burg.

“Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, thuhet në Kodin Penal.

Po dje edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, në një mbledhje të organizuar, ka miratuar materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore që zgjedhjet të zhvillohen me 2 mars. Ky vendim i FSHF-së bie ndesh me vendimin e marrë nga Gjykata e Tiranës, ku u vendos që Federata e Futbollit nuk mund të zhvillojë dot zgjedhjet pa u shqyrtuar ankesat e bëra, duke pezulluar në këtë mënyrë Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së për mbajtjen e zgjedhjeve të 2 marsit.

Ka edhe një precedent për Armand Dukën që ia tregon shumë qartë që ai duhet të respektojë vendimet e gjykata pasi federatat e futbollit s'mund të jenë 'imune' ndaj ligjeve.  

Ish-zëvendëspresidenti i EUFA-s, i cili drejtonte edhe Feferatën spanjolle të Futbollit, Angel Maria Vijar, një nga "miqtë" e Armand Dukës, u shkarkua nga detyra dhe u arrestua në Spanjë pas një vendimi të një gjykate administrative në Madrid. Ndërkohë, vetë UEFA u desh të pezullonte masat disiplinore ndaj klubeve të Superligës Europiane, teksa po mendonte përjashtimin e Realit, Barcelonës dhe Juventusit, pas vendimit të një Gjykate të Bashkimit Europian.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos