TIRANË- Policia e Tiranës përmes një kërkese i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës për rihapjen e dosjes "21 Janari".
Kërkesa vjen në prag të 10 vjetorit të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës së asaj kohe. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se kërkesa është specifike për vrasjen e Aleks Nikës, mbetur pa autor, dosje e mbyllur një vit më parë.
Ndërkohë më herët, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka paralajmëruar se Prokuroria edhe ka kërkuar hetime të mëtejshme për vrasjen e dy protestuesve Aleks Nika dhe Hekuran Deda. Sipas Ballës, ky hetim nuk duhet të fokusohet vetëm te ekzekutorët, por dhe të urdhëruesit, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha.
Nesër, më 21 Janar 2021, bëhen 10 vite nga vrasja e 4 protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, para kryeministrisë, në protestën e thirrur nga Partia Socialiste.
Komente


Pse ju duket pak ju kjo qe ben Rama ! Ai çdo vit dergon nga nje tufe me lule ne shesh dhe ju ben nga nje vizite ne shtepi dhe mbi te gjitha i dha dhe demshperblim.
PërgjigjuNese Policia ka fakte te reja, atehere shume mire qe kerkon rihetim. Pamvaresisht se u denuan vrasesit e qytetareve te pafajshem, nuk u hetuan dhe denuan urdheruesit: kreu i Gardes, Ministri i Brendshem dhe vecanerisht Kryeministri i kohes! Por, 21 janari ka edhe aspektin tjeter te hetimit te pakryer. Te urdheruesve, organizuesve dhe financuesve te atyre dhjetra individeve te dhunshem qe ne proteste ishin pikerisht per te kryer dhe kryen nje sere aktesh vandale dhe kriminale per te krijuar tension te panevojshem. Dhe kjo eshte pergjegjesi qe i atribuohet Kryeministrit te sotem, bashke me larot nga Frroket e deri te (ko) Doshet! Dhe ky do qe nje hetim objektiv i asaj ngjarje te frikshme.
PërgjigjuShume e sakte,faji nuk eshte asnjehere kopil..
Rama u betua drejtesi kurse dy mandate thosh drejtesi e koruptuar po tani qe u be vetingu ca do thote moter q....
PërgjigjuPo I gjati u betua per drejtesi...cfare eshte ??shasheke...policia e tiranes ka nja 257373737 ceshtje te pazbardhura..apo keshtu ka.thene gjigandi
Përgjigju